Me shfaqjen “Ata nuk janë më”, sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup përmbyllet edicioni i 20-të jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”, shkruan Portalb.mk.
Shfaqja trajton pasojat e gjenocidit të Srebrenicës përmes historisë së Sadikës, një gruaje të mbijetuar që jeton e vetme në një shtëpi përkujdesjeje në Holandë. Kujtimet për njerëzit që ka humbur sjellin një rrëfim për dhimbjen dhe frikën e harresës. Teksti është i Doruntina Bashës, ndërsa regjinë e ka realizuar Andrej Nosov. Në rolet kryesore interpretojnë Mirjana Karanoviq, Svetozar Cvetkoviq dhe Alban Ukaj.
Afishja e shfaqjes “Ata nuk janë më”. Foto: Skupifestival (Facebook)
Shfaqjet pjesëmarrëse vlerësohen nga juria profesionale në përbërje të Merita Çoçolit, Vesna Kusleskës dhe Anisa Ismailit. Juria do të përcaktojë fituesit e tri çmimeve të festivalit, ndër të cilat çmimi për shfaqjen më të mirë dhe çmimi “Luran Ahmeti”, që mban emrin e aktorit të ndjerë.
Edicioni i sivjetmë nisi më 10 tetor dhe solli tetë shfaqje nga rajoni dhe Evropa, duke shënuar dy dekada të veprimtarisë së festivalit.
- LEXO: Shfaqja “Gërrdia” solli në ‘Skupi Festival’ rrëfimin për traumat dhe heshtjen
- LEXO: “Gërrdia” sonte në Skupi Festival, një rrëfim për traumën, fajin dhe heshtjen
- LEXO: “Hamleti” i Shekspirit u ngjit mbrëmë në skenën e Skupi Festival, sonte vazhdon nata e tretë
- LEXO: “Skupifestival” hap edicionin e njëzetë jubilar me premierën botërore të “Unrecognized”
- LEXO: Dy dekada histori në skenë: Të shtunën fillon edicioni jubilar i “Skupi Festival”, flet Osman Ahmeti
- LEXO: Tetë shfaqje ndërkombëtare në edicionin jubilar të “Skupi Festival” i cili fillon të shtunën