Shtetasit e evakuuar të Maqedonisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët me fluturim të organizuar do të kthehen sonte në Shkup në RMV dhe pritet që të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup sonte rreth orës 21:15, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), njofton Portalb.mk.
Në aeroport pasagjerët do t’i presë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se po organizohen çarter fluturime nga Arabia Saudite, të cilët do t’i transportojnë shtetasit e Maqedonisë të pranishëm në Katar dhe Kuvajt. Pritet janë që, siç tha, këta pasagjerë të nisen të mërkurën.
Kujtojmë se në Maqedoni u mblodh Këshilli i Sigurisë, pas çka u konstatua se situata aktualisht është e qëndrueshme dhe e sigurt.
Mëngjesin e 28 shkurtit Izraeli filloi sulmin ndaj Iranit, ndërsa më pas u bashkëngjitën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmet nisën teksa bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit, raundi i fundit i bisedimeve në përfundoi të enjten në Gjenevë.
- LEXO: Të dielën do të fillojë evakuimi i shtetasve të RMV-së nga Lindja e Mesme
- LEXO: SHBA dhe Izraeli e sulmuan Iranin, gjithçka që po ndodh
- LEXO: Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova e përkrahin sulmin izraelito-amerikan kundër Iranit
- LEXO: Mbrëmë me avion qeveritar, mbërriti në Shkup grupi i parë i shtetasve të RMV-së të evakuuar nga Izraeli