Gostivari, Tetova dhe Saraji, komunat më borxhlie në Maqedoninë e Veriut

Gostivari, Tetova dhe Saraji janë komunat me borxhet më të mëdha, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave për detyrimet e raportuara për tremujorin e tretë të vitit 2026, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Gostivarit, sa i përket detyrimeve të maturuara dhe të papaguara, ka borxh prej 994.723.778 denarësh ose 16,2 milionë euro. Komuna e Tetovës ka borxh prej 743.008.295 denarësh ose 12,1 milionë euro, ndërsa Komuna e Sarajit 260.214.229 denarë ose 4,2 milionë euro.

Komuna e Karposhit në Shkup renditet në vendin e katërt me borxh prej 241.024.455 denarësh (3,9 milionë euro), ndërsa në vendin e pestë është Komuna e Zhelinës me borxh prej 223.503.187 denarësh (3,6 milionë euro). Borxhi i Komunës së Zhelinës, e cila sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 ka 18.998 banorë, është më i madh se borxhi i Qytetit të Shkupit.

Para Qytetit të Shkupit, sa i përket borxhit, renditen edhe Komuna e Kisella Vodës me 214.726.723 denarë (3,5 milionë euro), Komuna e Strugës me 198.761.475 denarë (3,2 milionë euro) dhe Komuna e Çairit me 177.940.852 denarë (2,9 milionë euro).

Qyteti i Shkupit, si njësia më e madhe e vetëqeverisjes lokale, ka detyrime të maturuara në vlerë prej 171.434.629 denarësh (2,8 milionë euro). Megjithatë, ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit kanë borxhe shumë më të mëdha, të cilat në total arrijnë në 30,6 milionë euro.

Kështu, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ka borxh prej 778.818.211 denarësh ose 12,7 milionë euro, NP “Higjiena Komunale” 405.400.188 denarë (6,6 milionë euro), NP “Rrugët dhe Rrugicat” 285.543.012 denarë (4,6 milionë euro), NP “Parqe dhe Gjelbërime” 277.027.968 denarë (4,5 milionë euro), ndërsa deponia “Drislla” ka detyrime të maturuara në vlerë prej 126.282.216 denarësh ose 2 milionë euro.

Në mesin e dhjetë borxhlinjve më të mëdhenj ndër njësitë e vetëqeverisjes lokale është edhe Komuna e Dellçevës, me detyrime të maturuara prej 163.708.619 denarësh (2,6 milionë euro).

Më pas renditen Komuna e Vasilevës me 151.263.486 denarë, Komuna e Kavadarit me 132.430.722 denarë, Komuna e Ohrit me 102.598.292 denarë, Komuna e Vrapçishtit me 111.702.296 denarë, Komuna e Manastirit me 96.926.010 denarë, Komuna e Prilepit me 89.478.631 denarë, Komuna e Aerodromit me 80.812.070 denarë, Komuna e Haraçinës me 80.472.087 denarë, Komuna e Kumanovës me 78.592.154 denarë, Komuna e Shuto Orizarës me 77.796.072 denarë, Komuna e Strumicës me 75.015.797 denarë, Komuna e Velesit me 74.274.542 denarë, Komuna e Dibrës me 69.746.216 denarë dhe Komuna e Vinicës me 66.077.445 denarë.

Borxh nën një milion euro kanë Komuna e Negotinës me 60.156.125 denarë ose 982.000 euro, Komuna e Gjorçe Petrovit me 55.617.425 denarë, Komuna e Likovës me 51.520.361 denarë, Komuna e Novacit me 51.000.473 denarë, Komuna e Kërçovës me 49.733.678 denarë, Komuna e Petrovecit me 48.981.794 denarë, Komuna e Butelit me 47.337.696 denarë.

Borxh - BorxhmarrjeBorxhi i Komunës së TetovësGostivariKomuna e SarajitTetova