Rreth 50 mijë denarë arriti paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut deri në shtator të vitit 2026-të kemi rritje të rrogës mesatare, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Rroga mesatare neto arriti rreth 50 mijë denarë, ndërsa ajo bruto 73 940 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shtator të vitit 2026, është 49 141 denarë. Në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 8.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më të madhe kemi te sektori i furnizimit me ujë, kanalizim, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 11.6%.

Në sektorin e informimit dhe komunikimit kemi rrogën mesatare mujore më të madhe (134 771 denarë), ndërsa rroga më e ulët është te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor (53 076 denarë).

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiPaga - RrogaPunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëve