Në një shtëpizë për pushime në një fshat të Gostivarit, kanë ndërruar jetë dy të rinj nga Shkupi. Rasti është konfirmuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi”, raportoi Policia.
Trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion, pasi mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë dhune.