Eksperti i propozuar nga Dejan Jovanov – Deko, pronari i diskotekës “Pulse” në Koçan ku humbën jetën dhjetëra të rinj, ka deklaruar në favor të të akuzuarit të par duke thënë se nuk ka pasur rikonstruksion, por punime ndërtimore-zejtare dhe rregullim të brendshëm, transmeton Portalb.mk.
Siç tha ai, objekti ishte ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe me materiale standarde ndërtimore.
Dëshmia e tij shkaktoi reagime të ashpra te prindërit e viktimave. Ata kanë thënë se pretendimet janë të përgjithshme dhe të pambështetura me prova dhe kërkojnë që gjykata të mos i marrë parasysh.
Pronari i diskotekës “Pulse” në Koçan, Dejan Jovanov, megjithatë nuk do të lirohet. Ai mbetet në paraburgim, por në kuadër të hetimit të ri për dhënie ryshfeti, të cilin e ka nisur Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
Në zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan, më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit DNK, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
- LEXO: Pronari i “Pulse” nga Koçani mbetet në paraburgim, nga Kumanova do ta transferojnë në Shutkë
- LEXO: Gjykimi për zjarrin në Koçan, prindërit e viktimave u nxorën nga salla pas përballjes me të akuzuarin Jovanov
- LEXO: Pronari i “Pulsit” ofroi 200 mijë euro në pasuri të paluajtshme si garanci se nuk do të arratiset pas lirimit nga paraburgimi
- LEXO: Ekspertiza: Rikonstruimi i “Pulse” ishte i paligjshëm, objekti nuk mund të ishte kabare