Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale i MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër gjashtë personave, përkatësisht T.S., e punësuar në MPB në pozitën “këshilltare e re për dokumente udhëtimi” në Njësinë për Çështje Administrative Shkup te Departamenti për Çështje Civile, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer katër vepra penale “falsifikim të dokumentit”, sipas nenit 378 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Kallëzimi është paraqitur edhe kundër B.A., S.N., J.A., M.A. dhe F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer gjashtë vepra penale “falsifikim të dokumentit në bashkëkryerje”, sipas nenit 378 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, si dhe vepërën penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, sipas nenit 380 të Kodit Penal.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale kundër T.S. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Pas kallëzimit penal të paraqitur më herët kundër T.S., Departamenti tashmë ka shqiptuar masën e detyrueshme të largimit, suspendimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.