Marta Kos: Në vend se t’i demotivojnë, udhërrëfyesit do t’u shërbejnë si frymëzim vendeve të tjera kandidate

Komisioni Evropian e ka miratuar paketën e vlerësimeve para-anëtarësuese që ka përgatitur për ndryshimin e politikave dhe proceseve të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke konfirmuar se pas publikimit të raporteve për progresin e vendeve kandidate do të publikojë edhe udhërrëfyesit e shumëpërfolur për katër vendet favorite, Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, transmeton Portalb.mk.

Eurokomisionerja tha se këto vende kanë treguar përparim të konsiderueshëm sa i përket gatishmërisë gjatë viteve të fundit.

“Në raportet për zgjerimin, më 28 tetor, kemi ndërmend të publikojmë udhërrëfyesit për këto shtete. Duam t’i ndihmojmë që ta ruajnë përparimin në reforma dhe këta udhërrëfyes do të përcaktojnë hapat e ardhshëm“, tha Kos.

Suke njoftuar vendimin pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve, eurokomisionerja këmbënguli se udhërrëfyesit për këto katër vende nuk do t’i demotivojnë vendet e tjera kandidate në proceset e tyre, por përkundrazi, duhet t’u shërbejnë si frymëzim.

“Përcaktimi i këtyre vendeve si pioniere do të thotë se ato kanë dhënë rezultate, disa prej tyre në kushte shumë të vështira. Për shumë vite kemi dëgjuar se ne në BE e kemi harruar Ballkanin Perëndimor. Dy prej vendeve pioniere janë nga Ballkani Perëndimor dhe ato mund t’i motivojnë të gjitha të tjerat“, tha ajo.

Komisioni ndër të tjera gjithashtu rekomandon që parimi i unanimitetit të hiqet edhe në procesin e zgjerimit, përkatësisht që për hapjen e negociatave dhe kapitujve të përdoret parimi i shumicës së kualifikuar.

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Eurointegrime Negociata RMV-BEKomisioni Evropian (KE)Marta Kos