Çdo javë mësimi do të fillojë me recitimin e himnit të Maqedonisë, vendosi kryetari i komunës

Nxënësit e shkollave fillore do të fillojnë mësimin çdo të hënë përmes recitimit të himnit të Maqedonisë. Këtë e ka vendosur kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, transmeton Portalb.mk.

“Çdo të hënë, mësimi në shkollat ​​fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës do të fillojë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë. Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që luftuan për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane”, njoftoi kryetari Stefkovski.

Ai vlerësoi që përmes kësaj nisme do të vetëdijesohen fëmijët për vlerën e atdheut, duke e respektuar shtetin.

HimniKomuna e GazibabësMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëShkolla fillore