Në vitin e ri shkollor 2024/25, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore në Komunën e Velesit, ka vendosur Këshilli, transmeton Portalb.mk.
“Me rastin e këndimit të himnit kombëtar, shkollat fillore janë të detyruara të ofrojnë kushte adekuate për ndjekjen dinjitoze të himnit kombëtar nga të gjithë nxënësit, punonjësit dhe të tjerët të pranishëm nga fillimi deri në fund të intonimit të himnit kombëtar”, thuhet në vendim.
Vendimi është marrë unanimisht me 20 vota “për”, dhe është propozuar nga grupi këshillues i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Rindërtimi i Maqedonisë”.