Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, shkruan Portalb.mk.
Sipas 100% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 09:00 kanë votuar 3,98% apo 646 votues.
Për krahasim, në rrethin e parë para dy javëve deri në këtë orë kanë votuar 02.46%, dallimi është se ka rritje të daljes për 1,52%.
Ndërkaq nëse e krahasojmë me daljen e rrethit të dytë të vitit 2025, dallimi është se ka ulje të daljes për 1,35%
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve.