Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz do të ndaj 175 bursa për studentët e vitit akademik 2026/2027, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, raporton Albiz.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e RMV-së që nuk janë përfitues të bursave tjera dhe janë studentë të rregullt që nuk e kanë përsëritur vitin akademik.
“Vlera mujore e bursës është 6.000 denarë për secilin përfitues. Bursa mbulon nëntë muaj të vitit akademik 2026/2027, me vlerë të përgjithshme prej 54.000 denarësh për përfitues”, sqaroi Fondacioni, duke theksuar se mundësia për aplikim është deri më 20 nëntor në ora 14:00.