RMV, deri të premten do të jetë e hapur mundësia për aplikim në Konkursin e Ministrisë së Kulturës

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të pranojë aplikime deri më 6 nëntor në kuadër të konkursit më të rëndësishëm vjetor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15:30, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi në Konkursin për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027 do të mund të bëhet në formë elektronike në adresën uslugi.gov.mk.

“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa shfrytëzuesit edhe këtë vit do të mund të kërkojnë ndihmë profesionale lidhur me aplikimet në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, sqaroi Ministria.

Ndryshe, artistët, shoqatat dhe organizatat kulturore nga 30 shtatori kanë pasur mundësi të aplikojnë për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2027.

Konkurs ShpalljeMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)