Përleshje në “Jane Sandanski”, MPB me detaje: Një person i lënduar dhe një i arrestuar në përplasjen mes tifozëve

Përleshja që ndodhi mbrëmë pranë qendrës sportive “Jane Sandanski” ka qenë mes dy grupeve të tifozëve, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga atje konfirmuan se gjatë përplasjes fizike një person është lënduar, ndërsa një tjetër është arrestuar, transmeton Portalb.mk.

Personi i lënduar është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Përleshja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur disa persona, anëtarë të grupit të tifozëve “Family”, janë drejtuar për nga salla sportive “Jane Sandanski”, ku paraprakisht ndodhej një grup prej rreth 50 tifozësh të KB “Rabotniçki”, të cilët prisnin të hynin në ndeshjen sportive.

Në një moment, një grup më i vogël i tifozëve të “Family”, që po lëvizte nga rruga “Vasko Karangeleski”, ka ndezur mjete piroteknike dhe i është afruar grupit tjetër. Më pas, me përdorimin e forcës fizike, kanë sulmuar tifozët e “Rabotniçkit”, pas së cilës janë larguar në drejtime të ndryshme.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Tifoz(e)