Çka ka ndodhur nga “bombat” e shpërthyera për Mickoski dhe Zaev?

Vegël në këtë fushatë parazgjedhore deri tani për një pjesë të partive janë të ashtuquajturat bomba. Çka është e saktë nga audio materialet e fundjavës për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kundërshtarin e tij politik Hristijan Mickoski?

Dy audio “bomba” këtë fundjavë janë publikuar në rrjetin social Jutjub në kanale të ndryshme, njëra me liderin e VMRO-DPMNES-së, Hristijan Mickoski, ndërsa në tjetrën dëgjohet emri i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. E përbashkët e të dyja videot është që në ato flitet për të dënuarin në rastin “Reket” Zoran Milevski.

Karakteristikë e kësaj fushate parazgjedhore janë audio materialet e ndryshme të cilat publikohen në Jutjub, ndërsa të cilat janë me qëllim t’i shkaktojnë dëm ose pushtetit ose opozitës në pritje të zgjedhjeve që duhet të mbahen më 15 korrik, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Edhe Mickoski edhe Zaev reaguan për përmbajtjen, duke mohuar involvim në veprime joligjore, por çka realisht ka ndodhur nga ajo që flitet?

Borxhi i VMRO – DPMNE-së

Në kanalin “Reket” në rrjetin Jutjub është publikuar audio material në të cilin dëgjohet zëri i liderit të VMRO – DPMNE-së Mickoski, i të dënuarit në rastin “Reket” Mileski dhe një zë femre për cilin pjesë e mediave njoftuan që është zëri i Sllobodanka Aleksovska, funksionare shtetërore në qeverisjen e mëhershme të VMRO – DPMNE-së dhe gjoja e punësuar në “Sistina”, spital pjesë e pronësisë së të cilit i përket Orce Kamçevit, dëshmitari kryesor në rastin “Reket”.

“Ne Zoki, ka një periudhë kohore që po merremi vesh të takohemi. Nuk arrijmë të takohemi me atë…filluam me zgjedhjet. Pastaj e anulova, pastaj ai diçka me varrime-marrime kishte diçka, pastaj prapë unë e anulova dhe vazhdimisht kështu edhe nuk mund të takohemi, të të them kështu, në mënyrë objektive. Ndërkaq, personalisht dëshiroj ta takoj, për shkak se më ka ndihmuar. Kur të them më ka ndihmuar, ishte për borxhin te motra e tij nga këta para meje, e ke parasysh, ti ishte i pranishëm në bisedë kur tha “Nuk duhet asgjë”. Tani edhe mua, unë para një viti e gjysëm kur u futa në parti nuk kisha rrymë, kabllore të shkyçur”, thotë Mickoski në bisedë.

Pjesë e mediave këtë e interpretojnë se ka të bëjë me Orce Kamçevin, dëshmitar në rastin “Reket” dhe i dyshuar në rastin Imperia. Radio Evropa e Lirë e pyeti Mickoskin nëse e ka fjalën për Kamçev, mirëpo ai nuk u përgjigj, por sugjeroi në një deklaratë të cilën e ka dhënë më parë, në të cilën nuk thotë nëse fjalën e ka për biznesmenin.

“Unë e kam thënë atë edhe në bisedën që, kur më emëruan për kryetar të VMRO – DPMNE-së saktë para 30 muajve, partia ishte në gjendje të pafavorshme financiare, me pronë të bllokuar nga e njëjta gjyqtare Dimishkova, e cila është motër e avokatit Dimishkov, të cilin e dëgjuam duke kërkuar gjashtë milionë euro nga një biznesmen i njohur që të çlirohet nga paraburgimi. Po, në atë moment kishim vështirësi serioze, supozoj diçka të ngjashme sikur që do ta trashëgojmë shtetin pas 15 korrikut. Pjesën tjetër të bisedës e kam komentuar në të kaluarën që patjetër të ketë drejtësi dhe ligj, mirëpo jo ashtu çfarë i përshtatet LSDM-së dhe Zoran Zaevit,”theksoi Mickoski.

Në bisedën me Mileskin, përmendet fillim i zgjedhjeve, ndërsa Mickoski si lider, deri tani ka marrë pjesë vetëm në zgjedhje presidenciale, ashtu që mbase biseda ka ndodhur pas zgjedhjeve.

Pikërisht për ato, Kamçev është përmendur si financues.

Më nëntor 2019, Zaev atëherë si kryeministër, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pohonte që biznesmeni, VMRO – DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale i ka dhuruar para në shumë të palejuar. Revizorët atëherë konstatuan që partia ka borxh rreth400 000 euro për “Poliester dej” për shtyp të maicave dhe OK media-s e cila jep bilborde me pagesë. Të dyja në opinion drejtpërsëdrejti apo tërthorazi kanë qenë të lidhura me Kamçev. Ekipi i avokatëve të tij, e kanë demantuar këtë me arsyetimin që “Poliester dej” ka marrë maica nga firma “Mont” e Kamçevit dheqë në fakt ata kanë borxh. Atëherë në bisedën për Radio Evropa e Lirë, sekretari i përgjithshëm i partisë dhe nënshkruesi i llogarisë Igor Janushevit i mohonte pohimet që Kamçev i ka financuar.

“E tërë situata është aq nebuloze dhe jashtë mendjes dhe logjikës së shëndoshë”
REL: Pra i mohoni pohimet që Kamçev ju ka financuar?
“Kuptohet që i mohoj”, thotë Janushev.

Çka është realizuar nga biseda Daka-Mileski?

Disa orë pas publikimit të këtij audio-materiali me Mickoskin, në një Jutjub kanal tjetër, “Race leplivi” u shfaq bombë në të cilën sërish, siç shkruan, dëgjohet zëri i Zoran Mileskit dhe i Miodrag Davidoviq – Daka, biznesmen kontrovers nga Mali i Zi. Në audio-materialin i cili zgjatë rreth 12 minuta, të dy, Daka dhe Mileski i përmendin emrat e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovsi, ndërsa dëgjohet edhe emri i ish kryeministrit, ndërsa kryetar aktual i LSDM-së, Zoran Zaev.

Daka dëgjohet si në një debat dhe mos kënaqësinë për bizneset e parealizuara me Mileskin, përmend punë Tetova me duhan, referendumin dhe takimin me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev, ndërsa përmend edhe që punën e ka mbajtur nën kontroll sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski. Daka në bisedë përmend që Milevskit i ka dërguar 300 mijë euro dhe 2000 katrorë dhe e pyet, çfarë dëshirojnë tani?

Nëse duhet të gjendet koha kur është bërë incizimi, i njëjti mbase është incizuar pas 30 korrikut 2018, kur është shpallur referendumi dhe 30 shtator vitin e njëjtë kur është mbajtur, për shkak se në disa raste biznesmeni nga Mali i Zi përmend që e ka financuar referendumin.

Mirëpo, interesante është ajo që përmenden biznese dhe firma të caktuara. Daka e përmend Kombinatin industrial për pylltari “Jellak” nga Tetova. Nga arkivi i seancave të Qeverisë, mund të shihet që më 15 janar 2019, Qeveria ka sjellë propozim-vendim për dhënie pëlqimi që bashkëpronarëve të tjerë të “SHIK Jellak” t’u ofrohet pjesë e hapësirës afariste. Në një seancë tjetër, të mbajtur më shtatë shkurt, siç shkruan në procesverbal, qeveria ka miratuar konkluzione dhe ndër të tjerat, ka miratuar edhe propozim në të cilin thuhet që “nëse bashkëpronarët nuk e pranojnë ofertën në afat prej 30 ditëve nga shpallja, shitja e pjesës ideale të vazhdojë në pajtim me nenin 23 të Ligjit për shfrytëzim dhe menaxhim me sende në pronësi shtetëror dhe me sende në pronësi të komunave”. Trualli i “SHIK Jellak” ende nuk është shitur.

Bizneset tjera që i përmend Daka janë trualli në Shtip për park me mullinj ere, ndërsa janë përmendur edhe hidrocentrale. Vitin e fundit nuk mund të gjendet informatë për ndërtim të parkut të centraleve me erë në Shtip. Zaev pas publikimit të bombës tha që “opozita është përpjekur ta involvojë atë përmes bisedave mes personave të tretë”.

Kush është Daka?

Daka është biznesmen me biografi të gjatë kontroverse në Serbi dhe Mal të Zi. Vitin e kaluar në dhjetor kishte përpjekje të pasuksesshme për atentat të tij në hotelin Kraun plaza në Beograd ku edhe jeton me vite. Pas luftërave në Jugosllavi, ai futet në ujërat politike, konkretisht në Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, lideri i të cilës tani është Millo Gjukanoviq, ndërsa themelues është Momir Bullatoviq.

Siç shkruajnë mediat në rajon, Daka ka marrë pjesë në trazirat Brenda partisë në gjysmën e dytë të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa më vonë ka qenë i arrestuar gjoja për malverzime në kombinatin e atjeshëm të duhanit. Procesi nuk ka ardhur deri në gjykim për rastin, pasi Bullatoviq nga posti i presidentit e ka falur. Tani ai përmendet si financues i Frontit Demokratik në Mal të Zi, strukturë opozitare e cila lufton kundër Gjukanoviqit, ndërsa e cila gëzon përkrahje nga Rusia. Në mediat ruse në vitin 2016 është shkruar edhe që ai gjoja ka qenë furnizues me armë i grupit i cili në atë vend pa sukses u përpoq të kryen grushtet dhe i cili ka planifikuar sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Sa i përket biznesit, Daka e mban kompaninë “Neksan” e cilat merret me tregti me derivate të naftës, ndërtimtari dhe prodhim të pijeve alkoolike.

Në opinionin e Maqedonisë kjo firmë përmendet dy herë. Herën e parë në vitin 2012 si palë e interesuar për blerje ose qiramarrje të agrokombinatit “Xhumajlija”. Ambasadori i atëhershëm i Maqedonisë në Mal të Zi, Aleksandar Vasilevski, e ka vizituar “Neksan” dhe hekuranën në Nikshiq dhe ka biseduar me Daka për mundësitë për bashkëpunim, i cili siç ka thënë atëherë, ka filluar në vitin 2001.

“Neksan tash më 10 vite bashkëpunon me prodhuesit e rrushit nga Maqedonia, ndërsa i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi i hekuranave nga Nikshiqi dhe Shkupi si dhe me kompanitë tjera metalurgjike”, ka deklaruar Vasilevski.

Mirëpo, pas kësaj, Daka nuk futet në Xhumajli, por këtë e bën kompania e Subrata Roit, me të cilën pas investimit të dështuar marrëveshja është anuluar.

Herën tjetër kompania e tij përmendet pas dy viteve, në vitin 2014, kur dogana zbuloi viski dhe verë të bardhë nga Neksan gjatë përpjekjes për kontrabandë në kalimin kufitar Qafa e Thanës.

Lexo më shumë: 

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

BOMBA 28: Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

BOMBA 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

BOMBA 30: Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

BOMBA 31: BOMBA 31: 600 milionë euro i dha populli për qejfin e Gruevskit (VIDEO)

BOMBA 32: Jankulloska: Me shqiptarët duhet pastruar njëherë e përgjithmonë

BOMBA 33: Gruevski bën pazare për emrin dhe identitetin e Maqedonasve (VIDEO)

BOMBA 34: Si i bën marrëveshjet kriminele kryeministri Gruevski (VIDEO)

BOMBA 35: Kur Gruevski merr rolin e krye-arqitektit për milionat e “Shkupit 2014″

BOMBA 36: Stavreski e këshillon Jankulloskën si të fitojë një banesë

BOMBA 37: Skandal: me vite të tëra Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar OJQ-të

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button