“Bomba” e tretë e Zaevit: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev doli me të dhëna tjera nga përgjimet të cilët tregojnë se si është montuar procesi gjyqësor kundër Lube Boshkovskit.

Në audio incizimin dëgjohet biseda e kryeredaktorit Llatas me shefin e DBK-së, Mijallkov. Ky i fundit e ka ditur që në ditën e arrestimit se sa vite burg do t’i japin Lube Boshkovskit.

“Tash do të shoqërohen me Velija Ramkovskin.” shprehet Latas me fjalor vulgar duke sharë.

Nga biseda dëgjohet Mijallkov duke thënë se do ta futim në burg Lube Boshkovskin dhe as Zoti nuk do ta nxjerr.
“Të thash që nga e hëna filloj me arrestimet” thotë Mijallkov me fjalor të njejtë vullgar duke sharë.

Ndërkohë që Mijallkov dëgjohet duke i thënë Llatasit se Lube Boshkovski duhet të nënçmohet jo vetëm të burgoset.

Ministrja e Punëve të Brendshme, dëgjohet duke folur me shefin e kabinetit të kryeminstrit Gruevski, Martin Protugjer i për planet se si do të dalin në media. Jankullovska thotë se nga qeset me pare mund të bëhet edhe spot.

Gordana Jankullovska dëgjohet duke diskutuar për planet për të nxjerrë nga puna të gjithë ata të punësuar në MPB që kanë qenë të angazhuar në fushatën e Lube Boshkovskit.

Lideri i LSDM-së, theksoi se do të zbardhë të vërtetën që fshihet në përgjimet dhe se për këtë nuk pretë zgjdhje juridike, por politike.

Zaev tha se nuk do të bëjmë revolucion në rrugë e as tensione, por me publikimin e dëshmive vetë qeveria do të largohet pa tension rrugëve.

“Qeveri me gjasë po gatuan diçka për ne, por çfarëdo që të bëjnë ata nuk mund ta mbulojnë të vërtetën”, tha lideri i LSDM-së në fund të konferencës së sotme për shtyp, ku u prezantuan audio inçizimet e Jankullovskës, Llatasit, Protugjerit, Ivo Kotevskit për montimin e rastit të Lube Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button