Bomba e 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

Do të dëgjoni për abuzimet e kompanive publike në Gostivar për interesa partiake të VMRO-DPMNE-së. Ju do të dëgjoni në lidhje me pazarin në mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së për zgjedhjet lokale dhe punësime partiake tha kryetari i LSDM në Gostivar, Bllagojçe Trpeski.

Në bisedën mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të intelegjencës, Sasho Mijallkov, Jankullovska i quan indijanë dhe fis i egër shqiptarët. Ajo thotë se në bisedë me Musa Xhaferrin mezi mund të merret vesh sepse “ka rregulla” që duhet të ndiqen.
“Nuk mundet, një Selver aty nga minsitria e mbrojtjes të na dërgojë letra për ti lëshuar këto dhe këto, e ku ta di unë kush është Selveri?! Nuk mund që Selveri e Qenani ose dikush tjetër ta kërkojë këtë!” shprehet Jankullovska.

Ish ministri i jashtëm, Antonio Miloshoski dhe Darko Dimitrieski, një ish-anëtar i VMRO-DPMNE-së Gostivarit, Dimitrieski pranon që lista  zgjedhore e këshilltarëve nga VMRO-DPMNE nuk është e mirë, sepse nuk ka njerëz me autoritet. Ata flasin për pazaret e BDI dhe VMRO për mbështetjen e VMRO-së dhënë BDI-së në Gostivar në zgjedhjet lokale 2013 për kandidatin Nevzat Bejta. Ata thonë se favorit është Rufi Osmani dhe do ta votojnë PDSH dhe turqit.

Në bisedë mes Fatmir Besimit dhe një personi tjetër ata bisedojnë si i ka dhënë vota VMRO-së në Veles dhe Karposh BDI-ja, që ata ti mbështesin në Gostivar. Ndërsa për Kumanovën thonë që mund të kenë dalë “tradhtarë” ndaj VMRO-së. Në këtë Besimi thotë që nuk janë tradhtarë por aq kanë vota në këtë qytet ndërsa në vendet tjera i kanë ndihmuar VMRO-së.

Në bisedë mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe deputetes Sillvana Boneva bisedojnë si ta luajnë lojën me Ligjin për “Branitella” me BDI-në. Gruevski ka menduar për tërë këtë manipulim që ligji mos të sillet dhe ta ruajë ligjin vetë për pazare me BDI-në për “ndonjë kohë kur ata (BDI) të jenë në zor më të madh”.

Në bisedë mes Mijallkovit dhe Musa Xhaferit dëgjohet si ata flasin se edhe përkundër aktiviteteve që i bëjnë deputetët e dy partive “Gjithçka do të mbetet e njejtë” që domethënë se Ligji do të mbetet pa votuar ndërsa ata dy së bashku do të shkojnë te kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski për tu marrë vesh për këtë punë.

“Gjithçka ështlë nën kontroll edhe pse nuk duhemi me njëri-tjetrin kështu shkojnë punët” dëgjohet në bisedë mes kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas dhe shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer.


Bomba e 26 me radhë sot do të shpërthejë në ora 14:00 në Gostivar ku do të publikohen keqpërdorimiet, manipulimet dhe kriminaliteti politik.

Dega e partisë opozitare në këtë qytet ka njoftuar se do të organizohen takime me sektorin joqeveritar.

Do të ketë edhe marsh dhe tubim me qytetarët. Bomba do të publikohet në Qendrën për Kulturë në Gostivar.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. A nga ana tjeter bdi e akuzonte pdsh per te gjitha marrezirat qe i ka ba vetè… KÈTE QÈ KA BÈRE BDI I THONÈ:
    HAJDUT I VÈRTET THOTÈ: JA HAJDUTII , KAPE HAJDUTIN(NJERI I NDERSHEM)

Back to top button