Bomba e Zaev: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

Material të tërë me mijëra dokumente ka për të ndjerin Mlladenov.

Materiali i Mlladenov i është dorëzuar familjes dhe ato do të vendosin nëse do të publikohen apo jo. Në pyetjen e Portalb, nëse do të publikohen materialet që kanë të bëjnë me vdekjen e tij, Zaev tha se do të publikojnë cdo material që ka të bëjë me vdekjen e tij.

Gruevski dhe grupi i tij gjatë ngjarjeve të 24 dhjetorit kanë përgjuar gazetarët. Më i përgjuar ka qenë Nikolla Mlladenov.

Mbi 100 gazetarë kanë qenë të përgjuar, të gjitha materialet sipas Zaev do të ju dorëzohen çdo gazetari që ka qenë i përgjuar nga shefi i DZK Sasho Mijallkov.

“Është e vështirë dhe e dhimbshme e vërteta për mekanizmat e kontrollit të përgjithshëm të Gruevskit dhe kushërinjve, për realitetin e rrejshëm për të mbajtur pushtetin. E gjithë kjo bëhet nga një Qendër, nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, e cila ka përgjuar më shumë se 100 gazetarë, si ato të mediave proqeveritare ashtu edhe ato që janë kritik ndaj kësaj qeverie. Nga bisedat shihet lidhja mes DSK-së, kryeministrit dhe mediave private dhe TVM-së”, tha Zaev.

Në mesin e bisedave të publikuara nga LSDM është edhe një bisedë mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski, ku kryeministri Gruevski kërkon që nga Agjencia për Komunikime Elektronike 50 milionë denarë për dokumentarët “patriotikë” maqedonas.

Gjatë bisedës, Gruevski, madje i tregon Janakievskit se si t’u vihet titulli këtyre emisioneve dokumentare. Janakievski i premton Gruevskit se do t’i rregullojë këto çështje.

Jankullovska në bisedë me Mijallkov, ky i fundit tregon si ka ushtruar presion ndaj mediave të grupacionit MPM.

Latas në bisedë me Mijallkov flasin si do të dalin lajmet.

Sasho Mijallkovs, bisedon me kryeredaktorin e Sitellit, Dragan Pavlloviç Llatas, dhe i tregon se vetë e ka kryer “punën” me Velija Ramkovskin. Ai ka reaguar me tonë të ashpër ndaj Llatasit për shkak të ndryshimit të terminit për lajme nga ora 21 në orën 22:00.

“Me dy milionë euro edhe unë do të bëj televizion. E ‘rregullova’ Velijën dhe tani na lëshoni në asnjëfarë kohe”, dëgjohet të ketë thënë Mijallkov, Llatasit, në audio-incizimin e publikuar nga Zoran Zaev.

Në bisedë Latas pranon që Sitel është përplot me propagandë

Në audion e publikuar dëgjohet se si Jankullovska ndalon emisionet dhe kërcënohet me “fluturim” nga puna të gazetares.

Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska dhe Krahu I djathtë I kryeministrit Nikolla Gruevski në: bisedën e e përë të publikuar nga Zaev, shihet se si ato bëjnë pazare se si duhet të publikohen lajme dhe planifikojnë propagandwn mediatike.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev do të publikojë sot “bombën” numër 4, për të cilat thotë se  janë dëshmi për krimin e pushtetit.

Publikimi pritet të ndodhë si zakonisht pas orës 14. Bombën numër 4 e ka paralajmëruar edhe funksionari i LSDM-së, Edmond Ademi, i cili në facebook ka shkruar shkurtimisht “numero quatro!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button