“Bomba” e dytë e Zaevit: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore

“Kemi detyrim që të sqarojmë të vërtetën për Maqedoninë. Bëmë prezantimin e përgjimeve që ka bërë dyshja Gruevski – Mijallkov”, tha Zaev.

Kjo që do të dëgjoni tani është më shumë se përgjimet. VMRO-DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore, kanë koordinuar shkarkime dhe emërime të gjykatësve. Do të dëgjoni si Sasho Mijallkov se si ai bisedon dhe urdhëron me Musa Xhaferin emërimin e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Lideri i LSDM-së, do të prezantoj gjithë klanin politik të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, si dhe gazetarin e Televizionit Sitell për manipulimet që kanë bërë në sistemin gjyqësorë.

U prezantua biseda e Gordana Jankullovskës se si intervenon te Mihajllo Manevski ish ministri i drejtësisë.

Gjatë bisedës së Musa Xhaferit dhe Sasho MIjallkovit, dëgjohet biseda mes këtyre dy për njerëzit e parë të Gjykatës supreme.

Fjalët e para të Musa Xhaferit , janë: Ja po qortohem me kolegët e mi të BDI-së, probleme në të gjitha anët. Ndërkohë Sasho Mijallkov thotë se Gjykata Supreme dhe Gjykata penale duhet të jetë punë e kryer. Mijallkov i thotë se ka biseduar edhe me Abdilaqim Ademin, ndërkohë Musa Xhaferi i thotë se këtë duhet ta bisedoj edhe me Ali Ahmetin.

Mijallkov i thotë Musa Xhaferit se nëse nuk ndodh kjo me dy gjykatat mund të bëhet problemi i madh.

Gordana Jankullovska në bisedë me prokurorin Zoran Zvrlevski. Jankullovska intervenon për një lëndë gjyqësore për të cilën kërkon që kjo lëndë të mbahet si e  harruar dhe të bëhet lëndë e vjetruar.

Gordana Jankullovska dëgjohet se si kërkon se cilët gjykatës mund të emërohen, duke pyetur nëse personat e caktuar janë të afërm me VMRO-DPMNE-në.

Nga incizimet e prezantuara shihet se si gazetari i televizionit Sitell, bënë presion të drejtpërdrejtë në gjykata.

“Kjo tregon se pse burgjet në Maqedoni janë plotë me të burgosur politik. Kjo tregon se pse reagohet në këtë mënyrë me ata që kanë mendim të kundërt. Janë thyer neni 8 dhe 106 të Kushtetutës së Maqedonisë sa i përket shtetit juridik dhe pavarësisë së gjykatave. Tash më është e qartë se kush rrënon rendin kushtetues në Maqedoni. Mënyrës së këtillë ët qeverisjes do t’i japim fund”, tha lideri i LSDM-së në prezantimin e dytë para gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button