Bomba e pestë: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

Zoran Zaev bëri sot daljen e pestë me radhë publike, në shpalosjen e materialeve komprometuese dhe përgjuese të qeverisë.

“Do të dëgjoni në ditët e ardhme çfarë ka thënë Gruevski dhe si e ka shitur emrin dhe në çfarë rreziku e ka vendosur shtetin. Kemi dëshmi si janë bërë manipulimet më të mëdha në zgjedhjet e viteve të fundit. Kemi incizime jo vetëm të vitit 2010 por edhe më herët që tregon se si përgjimet janë bërë më herët dhe jo nga shërbimet sekrete. Kur janë publikuar videot se si Boshkovski ka shitur emrin ne donim gjithsesi të dalim me këto dëshmi por ajo nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është të shkojmë hap pas hapi”, deklaroi Zaev në pyetjen e gazetarëve se a ka dëshmi të forta gjatë ditëve në vijim, transmeton Portalb.

Sipas Zaevit, janë përgjuar edhe telefonat fikse dhe posta elektronike.

“Asnjë njeri nuk do të jetë i “ruajtur” të gjithë dëshmitë do të publikohen”, u përgjigj Zaev në pyetjen nëse do të publikohen edhe incizime të funksionarëve shqiptarë.

Ai tha se në bombën e radhës do ti publikojmë dëshmitë edhe nga mbyllja e TV A1.

Ai gjithashtu informoi se janë përgjuar 6 ambasador më të rëndësishëm në vend, dhe të njëjtëve do të ju dorëzohen incizimet.

Zaev ka deklaruar se ka qenë në njohuri se po incizohet në kabinetin e kryeministrit dhe për këtë shkak ka deklaruar se incizimet i ka marr nga shërbimet sekrete.

“Ne në parti e dinim se po na incizonin, e dinim që Gruevski do të na incizojë në kabinet, e dinim çka kemi në duar dhe me kënd kemi punë, a mendoni se ne do  ti tregonim se nga i kemi  marr materialet?”, deklaroi Zaev në pyetjen e Portalb, pse ai në kabinet ka deklaruar që incizimet i ka marr nga shërbimet sekrete të jashtme.

“Mijalkov dhe Gruevski kanë përgjuar pa leje dhe kështu e kanë mbajtur pushtetin. Gruevski me gënjeshtra tentoi ta shpëtojë veten në konferencë dhe mori rolin e prokurorit dhe policisë. Pas zgjedhjeve 2001 dhe mbylljes së A1 Gruevski i hakmerret Fiat Canoskit”, deklaroi Zaev.

Në konferencë janë publikuar incizime nga biseda mes Nikolla Gruevskit dhe ministrit të transportit Mile Janakievski, si të rënohet ndërtesa e Fiat Canovskit.

Gruevski porosit orën e saktë kur do t’ia japin vendimin për rrëzimin e ndërtesës Cosmos. Gruevski porosit fontanë dhe park në vend në ndërtimin e tij.

Ai merret vesh me Janakievskin si mos e lejojnë ndërtimin e ndërtesës dhe si dhe kur ta bëjnë rrëzimin e saj. Ai porosit duke ndryshuar planet urbanistike që asesi mos i lejohet më ndërtimi aty.

Gruevski vendos më në fund kur do të rrëzohet dhe këtë ia thotë Janakievskit.

Në bisedë Gruevski thotë që nuk është i kënaqur me mënyrën si rrëzohet ndërsa Janakievski thotë se gjykatësit i bëjnë problem. Gruevski e urdhëron që “të flet me më të madhin” atje.

Në bisedë dëgjohet si Gruevski kënaqet duke dëgjuar nga ministri si i rrëzohet ndërtesa gjigande e Fiat Canoskit.

Gruevski pyet si shkon rendi me rrëzimin dhe thotë që duhet mbaruar procedura.

Gruevski në bisedë në një mënyrë pranon se rrëzimi i ndërtesës është bërë për hakmarrje.

Janakievski tregon si do t’ia rrëzojnë ndërtesën edhe dikujt nga Gostivari që mos të del në publik që ata i rrëzojnë ndërtesën Canoskit vetëm për hakmarrje politike.

11015808_339785829564096_1681431799_n

Lajme të ngjashme

Back to top button