Votë mosbesimi ndaj qeverisë greke pas vendimit për emrin e Maqedonisë

Qeveria greke e krahut të majtë është përballur me votë mosbesimi dhe protesta më 16 qershor, për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë, që zgjidhë çështjen e emrit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet të shqyrtojë votimin, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit.

Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe NATO.

Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.

Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje “kapitullim” dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në Parlament, ndërkaq presidenti nacionalist maqedonas George Ivanov, ka bërë veto ndaj marrëveshjes nëse ratifikohet në Parlamentin e Maqedonisë.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të dielën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button