Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi

Dinjiteti, kombësia, kultura dhe identiteti i përgjithshëm i popullit maqedonas janë mbrojtur me Marrëveshjen e arrirë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Në pajtueshmëri me këtë, ne mund të përkufizohemi si maqedonas pa asnjë kufizim, shkruan në Non Pejper, njofton Portalb.mk.

“Baza e marrëveshjes, është ajo se me atë, në mënyrë miqësore dhe precize është vërtetuar se Greqia e përdor emrin “Maqedonia” dhe “maqedonas” dhe ajo, se si ne e përdorim emrin “Maqedonia” dhe “maqedonas””, thuhet në dokument.

“Me Nenin 7 të Marrëveshjes, paraqitet qartë se si termi “Maqedonia” dhe “maqedonas” në Greqi e paraqet “pjesën e historisë helene”. Në Marrëveshje është vërtetuar se “Maqedonia” dhe “maqedonas” në kontekstin ditës së sotme e përshkruan territorin, gjuhën, popullin dhe të të gjitha atributet kombëtare, të historisë, kulturës dhe trashëgimisë, ndryshe nga ato të Greqisë. Në pajtueshmëri me këtë, ne kemi drejtë të thirremi si “maqedonas”, pa ndonjë kufizim”, thuhet në dokument.

Në pajtueshmëri me marrëveshjen, emri zyrtar me përdorim të përgjithshëm do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe në shkurtim  – Maqedonia e Veriut.

Me marrëveshjen parashihet përkthimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët, dhe jo përshkrim në gjuhën latine.

Sa i takon gjuhës, parashihet gjuha maqedonase, e përkthyeshme në të gjitha gjuhët, për shembull në anglisht – “Macedonian language” apo në shqip “Gjuha maqedonase”.

Në Marrëveshje, sipas Non Pejperit, ka Nen që noton fakt shkencor, se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve jugosllave.

Sa i takon nënshtetësisë, respektivisht nacionalitetit, në marrëveshje është vërtetuar – qytetar maqedonas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo do të jetë e përkthyer në të gjitha gjuhët. Anglisht – Macedonian/ citizen of the Republic of North Macedonia apo në shqip – maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Institucionet shtetërore do ta ndjekin principin e Marrëveshjes – emrin e ri të shtetit. Të gjitha organizatat, ndërmarrjet, shoqatat mund të emërohen lirisht sikur maqedonas dhe ta përdorin mbiemrin “maqedonas”.

Simbolet shtetërore nuk kanë qenë pjesë e negociatave. Himni, stema dhe flamuri mbeten dhe nuk ndryshohen.

Zbatimi i Marrëveshjes do të bëhet në etapa të ndryshme, dhe do të hyjë në fuqi pasi që të dyja shtetet do ta miratojnë sipas procedurave shtetërore të brendshme.

Përmendoret e ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, që e simbolizojnë kulturën helene, si trashëgimi civilizuese dhe kulturore botërore, do ta marrin atë epitet.

Përmendorja “luftëtari në kalë” do të riemërohet në “Aleksandri i Maqedonisë”, nuk ka rrënim të përmendores, sepse mbetet si simbol i miqësisë së të dyja shteteve – Maqedoni dhe Greqi.

Në Non Pejper thuhet se: “nuk do të turpërohemi nga përmendoret që ti quajmë me emrin e tyre të vërtetë – Aleksandri i Maqedonisë, se Aleksandri është pjesë e trashëgimisë botërore”.

Mbeten kodet MK dhe MKD.

Në Non Pejper theksohet se Qeveria në Shkup ka të drejtë ligjore të negociojë dhe të arrijë marrëveshje ndërkombëtare.

Në përputhshmëri me këtë, baza juridike për udhëheqjen e bisedimeve për tejkalim të dallimeve dhe është përshkruar më Rezolutën e Këshillit për siguri në Kombet e Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), si dhe Neni 5, paragrafi 1 i Marrëveshjes Kornizë Kohore e 13 shtatorit të vitit 1995. E ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sipas së cilës: “anët u pajtuan që të përkrahin bisedimet nën mbikëqyrje të sekretarit gjeneral të OKB-së, në pajtueshmëri me Rezolutën e 845 (1993), me qëllim që të arrihet marrëveshja në aspekt të dallimeve të shkruara në atë rezolutë, dhe rezolutën e vitit 817 (1993)”, transmeton Portalb.mk.

Në pajtueshmëri me Nenin 23, paragrafi 2 nga Korniza Kohore, “Korniza kohore do të mbetet në fuqi, derisa nuk arrihet marrëveshja e plotë”.

Sipas Nenit 3, paragrafi 2 nga ligji për miratim, ratifikimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, në marrëveshje ndërkombëtare, në emrin Republika e Maqedonisë mund të hyjë edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me të cilën bien poshtë të gjitha çështjet nga fusha, që paraqesin bazë e rregullimit të asaj marrëveshje.

Maqedonia ka hyrë në fazë të dytë të procesit të Stabilizimit dhe asociimit për anëtarësim në BE, ka marrë ftesë për anëtarësim në NATO, por me Marrëveshjen me Greqinë është tejkaluar edhe pengesa e fundit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Kjo është një nga përfitimet pozitive të Maqedonisë në procesin e negociatave me Greqinë dhe nga arritja e marrëveshjes bilaterale”, thuhet në Non Pejperin e Qeverisë.

Në të ardhmen nuk do të ketë diskutime për emrin tonë, për përkatësinë tonë, për gjuhën tonë dhe identitet. Nuk do të kemi frustrime, dhe urrejtje, se nuk pranohemi, dhe jemi diskutabil.

Presidenti Ivanov nuk pranon marrëveshjen e arritur me Greqinë (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP