Xhozef: vetëm Rusia nuk i gëzohet marrëveshjes Maqedoni – Greqi

Përparimi i Ballkanit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO përballet me ndikimin rus, dobësimit të demokracisë së Ballkanit Perëndimor dhe politikës aktuale të SHBA-ve. Kështu u konkludua në konferencën që u mbajt në universitetin “Xhon Hopkins” në Uashington, njofton Portalb.mk.

Në këtë konferencë, ish ndihmësi i sekretarit gjeneral shtetëror amerikan, Hojt Brajan Ji u dekorua për rolin e tij në Ballkan.

Siç njoftoi “Zëri i Amerikës”, në të njëjtën konferencë është theksuar, “se nëse marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë, në lidhje me emrin realizohet edhe formalisht, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mund të përshpejtohet, gjë e cila nuk shkon në dobi të Rusisë”.

“Ky lajm me siguri nuk e ka gëzuar Rusinë. Ajo është shteti i vetëm që nuk është i lumtur për shkak të marrëveshjes”, ka thënë profesori Eduard Xhozef.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button