Të dielën nënshkruhet marrëveshja Maqedoni – Greqi
Ministrat e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të dielën në rajonin e Prespës do ta nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për parneritetin strategjik mes dy vendeve, kumtoi sot pres-qendra e Qeverisë.
Në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë edhe kryemninistrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Takimi, siç informojnë nga pres qendra e qeverisë, është ndarë në dy pjesë, dhe atë i pari në Republikën e Greqisë (nënshkrim) dhe i dyti në Republikën e Maqedonisë (takim dhe drekë e përbashkët).
Lokacionet e sakta dhe koha e realizimit të aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të kumtohen në mënyrë shtesë.
- LEXO: Eksperti britanik: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është korrekte dhe e balancuar
- LEXO: Xhozef: vetëm Rusia nuk i gëzohet marrëveshjes Maqedoni – Greqi
- LEXO: Nimic do të jetë dëshmitar në nënshkrimin e marrëveshjes për emrin
- LEXO: BE: Maqedonia do të fitojë datë edhe pa nënshkrimin e Ivanovit
Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të dielën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.
Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:
- LEXO: Maqedonia Selanikun do të duhet ta thirr Thesanoliki
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë e bëri publike marrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit (VIDEO)
- LEXO: Athina publikoi Marrëveshjen për emrin: 19 faqe në gjuhën angleze (FOTO)
- LEXO: Nuk rrënohet Aleksandri i Madh, detaje nga marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi
- LEXO: Cipras: termi maqedonas nuk i referohet Maqedonisë greke
- LEXO: Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi