Eksperti britanik: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është korrekte dhe e balancuar
Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë është korrekt dhe i balancuar, dhe paraqet hap shumë të rëndësishëm, deklaroi eksperti për Evropën Juglindore nga Shkolla londineze për ekonomi dhe shkenca politike, Xhejms Ker-Lindzi.
“Si dikush që merret me Ballkanin Perëndimor dhe që shumë dëshiron ta shohë Ballknin Perëndimor në BE, e di se sa është i rëndësishëm ky hap”, theksoi Ker-Lindzi.
Sipas tij, “Maqedonia Veriore është zgjidhje shumë e mirë, e mençur dhe e balancuar”.
Ai vlerëson se shumë njerëz në Maqedoni janë të vetëdijsëm se emri duhet të ndryshohet, pasi pa këtë nuk do të mund vendi të bëhet anëtar i BE-së dhe NATO-s.
Lidhur me Greqinë, Ker-Lindzi tha se ata, për dallim nga Maqedonia, nuk paguajnë kurrëfarë çmimi politik ose ekonomik, por u është prishur imazhi.
“Të dy vendet janë të vetëdijshme se nëse ndonjëra e refuzon marrëveshjen, do të krijojnë probleme reale në këtë ose në mënyrë tjetër, dhe në planin ndërkombëtar shumë nuk do të jenë të lumtur për këtë, në BE dhe mes anëtarëve të NATO-s”, deklaroi eksperti britanik.
Ai theksoi se për dallim të shumë vëzhguesve tjerë, çdoherë paralajmëron kundër theksimit të madh të rolit të Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi ajo nuk ka as përafërsisht ndikim aq të madh.
“Rusia qartë se nuk është aq e lumtur kur shtetet i bashkohen NATO-s”, konkludon Ker-Lindzi.
- LEXO: Xhozef: vetëm Rusia nuk i gëzohet marrëveshjes Maqedoni – Greqi
- LEXO: Nimic do të jetë dëshmitar në nënshkrimin e marrëveshjes për emrin
- LEXO: BE: Maqedonia do të fitojë datë edhe pa nënshkrimin e Ivanovit
Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.
Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:
- LEXO: Maqedonia Selanikun do të duhet ta thirr Thesanoliki
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë e bëri publike marrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit (VIDEO)
- LEXO: Athina publikoi Marrëveshjen për emrin: 19 faqe në gjuhën angleze (FOTO)
- LEXO: Nuk rrënohet Aleksandri i Madh, detaje nga marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi
- LEXO: Cipras: termi maqedonas nuk i referohet Maqedonisë greke
- LEXO: Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi