Lëvizja Besa me dy kongrese, ja datat (FOTO)

Partia opozitare shqiptare Lëvizja BESA ka publikuar edhe datën e mbajtjes së kongresit të partisë, ku shihet se kongresi i partisë do të mbahet në dy data, njëri më 18 shkurt e tjetri më 24 shkurt, raporton Portalb.mk.

Sipas informatave, më 18 shkurt kongres të partisë do të mbajë BESA e “Karemanit”, që ishin “kundër” që Bilall Kasami të jetë lideri i partisë deri në mbajtjen e kongresit, e kurse më 24 shkurt kongres do të mbajë BESA e “Kasamit” që janë “për” që Bilall Kasami të jetë lideri i partisë deri në mbajtjen e kongresit.

“Kongres i partisë, 24 shkurt 2018 në Holidej In në Shkup”, shkruan në njoftimin e Lëvizjes BESA që janë “për” që Bilall Kasami të jetë lider i partisë deri në mbajtjen e kongresit.

Image may contain: text

“Kongresi i parë i Lëvizjes BESA. Ideja vazhdon. Më 18.01.2018, në Pallatin e Kulturës në Tetovë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA që janë “kundër” që Bilall Kasami të jetë lideri i partisë deri në mbajtjen e kongresit.

No automatic alt text available.

Në lidhje me njoftimin e dytë reagoi BESA “e Kasamit” të cilët thanë se kongresi i 24 shkurtit është kongresi i vetëm i partisë.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik e riktheksojmë që konform statutit dhe rregullores për Organizimin e Kongresit, Lëvizja Besa ka shpallur kongresin e saj më 24 shkurt 2018 dhe ky është kongresi i vetëm i partisë. Ndërsa ata që sot po mundohen të manipulojnë opinionin publik me slloganin “ideja vazhdon” e vulosën tradhëtinë që i bënë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Besa dhe me këtë dëshmuan se ideja e tyre ka qenë e thjesht, se nëse nuk arrijnë ta uzurpojnë partinë, atëherë të mundohen ta shkatërojnë atë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e BESA-s së “Kasamit”.

Përndryshe, dy datat e kongresit vijnë pasi që partia shqiptare opozitare Lëvizja BESA është ndarë në dy grupe, njëri grup që është “kundër” që Kasami të jetë kryetar i partisë deri në mbajtjen e kongresit partiak në shkurt, që njihet si BESA e “Karemanit” dhe grupi tjetër, që është “për” Kasamin që të jetë lideri i partisë deri në mbajtjen e kongresit partiak që njihet si BESA e “Kasamit”.

Grupi i “Karemanit” e shkarkoi nga posti i kryetarit Bilall Kasamin dhe në vend të tij, si udhtrues detyre të kryetarit të partisë e vendosi deputetin e kësaj partie, Nexhbedin Karemani.

Ditë më parë në lidhje me këtë, BESA e “Kasamit” publikuan vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 në të cilën thuhet se refuzohet ankesa për të bërë lider të përkohshëm partie, Nexhbedin Karemanin.

Pas kësaj reaguan nga BESA e “Karemanit” duke thënë se kontesti për të fituar legalitetin e lëvizjes nuk ka përfunduar dhe se do të zgjidhet pas Kongresit të Lëvizjes Besa.

Kjo parti hapi edhe seli të reja, njëra u hap në Tetovë nga grupi i “Karemanit” dhe tjetra në Shkup nga grupi i “Kasamit”.

Përçarjet në BESA ndikuan edhe në grupin parlamentar të kësaj partie, grupi i “Karemanit” ka dy deputetë ndërsa grupi i “Kasamit” ka tre deputetë.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Kongresi i parë i BESA-s: Dy lloje kumtesash, mbledhjesh të Këshillit, vendime për Bilall Kasamin e thyerje dyersh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button