Përçarja në Lëvizjen Besa, krahu i Karemanit: Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar (VIDEO)

Pas konferencës paraprake nga Lëvizja Besa, krahu i Bilall Kasamit ku publikuan vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2,  konferencë për media mbajti edhe pjesa tjetër e Lëvizjes që e përkrah Nexhbedin Karemanin për lider të përkohshëm të partisë, Daim Luçi në konferencë tha se kontesti për të fituar legalitetin e lëvizjes nuk ka përfunduar dhe se do të zgjidhet pas Kongresit të Lëvizjes Besa, njofton Portalb.mk.

“Pas legjitimitetit të pakontestuar, legalitetin do ta sjell kongresi. Sot Gjykata Themelore Shkup u deklarua se kontesti i ngritur në gjykatë për të fituar legalitetin e lëvizjes do të zgjidhet pas Kongresit të Lëvizjes Besa. Për këtë arsye jemi këtu që t’ia shpjegojmë opinionit se pavarësisht se dikush sot ngriti flamurin e fitores, ne jemi këtu që të përkujtojmë se kontesti nuk ka përfunduar, në të vërtetë gjykata nuk e ka kontestuar vendimin e shumicës, por e ka kontestuar procedurën e dorëzimit të dokumentacionit. Andaj ka vendosur që vendimin përfundimtar ta vetëm pasi që Besa ta kalojë kongresin. Duke pasur parasysh se shumica absolute e themeluesve të parë të Besës tashmë janë deklaruar për shkarkimin tashmë të ish-kryetarit si dhe duke pasur parasysh se ata përsëri si shumicë do të jenë edhe në kuvendin qendror të Lëvizjes Besa, tashmë gjithçka është e qartë, në kongres përveç legjitimitetit edhe legaliteti do të t’i takojë shumicës absolute të Lëvizjes Besa”, tha Daim Luçi.

Në pyetjen e Portalb.mk, nëse e kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, Luçi tha se, vazhdon procedura gjyqësore pasi që nuk është kontestuar legjitimiteti.

“Gjithçka vazhdon, nuk është kontestuar legjitimiteti apo shumica, por procedura, kështu që vazhdon procesi në Gjykatë”, tha Luçi.

Në lidhje me deputetët në Kuvend të Lëvizjes BESA, Luçi tha se “deputetët do ta përkrahin shumicën e Lëvizjes BESA”.

Përçarja në Lëvizjen Besa, krahu i Kasamit publikoi vendimin e Gjykatës Themelore (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button