Lëvizja BESA “e Bilall Kasamit” ka hapur selinë e re në Shkup, ja çfarë tha ai (VIDEO)

Pjesëtarët e Lëvizjes BESA që përkrahin Bilall Kasami si lider të partisë deri në mbajtjen e kongresit sot në Shkup do të hapin selinë e re, njofton Portalb.mk.

Bilall Kasami para gazetarëve në selinë e re tha se kanë pasur shumë spekulime por që më në fund, sipas tij, kanë hapur selinë e re të kësaj partie ku “do të shënojnë shumë fitore”. Ai u bëri apel anëtarëve të partisë të shkojnë në këtë seli dhe të bashkëngjiten me të si dhe të dorëzojnë kandidaturat për Kongresin e parë të kësaj partie, njofton Portalb.mk.

Ai tha se BESA do të organizojë një Kongres dhe atë kongresin me datë 24 shkurt ndërsa për krahun e Karemanit tha që “ata lirisht mund të organizojnë ahengje dhe festa por duhet të mendojnë se çfarë bëjnë”.

Portalb më poshtë ju sjell fjalimin e plotë të Bilall Kasamit.

Përndryshe, hapja e selisë së re të BESA-s së “Kasamit” erdhi pas mbylljes së selisë në Qendrën Tregtare Mavrovasja.

Pas mbylljes së selisë së parë, ata u akuzuan nga BESA e “Karemanit”, të cilët janë kundër asaj që Bilall Kasami të jetë lider i partisë, se kanë demoluar selinë e njëjtë.

Ditë më parë seli të re hapi edhe BESA e “Karemanit”, por ajo është në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button