Tetovë, Lëvizja BESA që përkrah Karemanin hap selinë e re, Labënishta mohon kandidaturën
Sot në ora 19 në Tetovë në mënyrë solemne do të hapet selia e re e personave që janë pro shkarkimit të Bilall Kasamit dhe përkrahës të deputetit Nexhbedin Karemani për lider të përkohshëm të partisë Lëvizja Besa.
Ky grup i përbërë nga 62 persona të Këshillit Qendror, siç informojnë për Portalb.mk, gjithashtu do të diskutojë për ecurinë e organizimit të Kongresit partiak të caktuar me datë 24 shkurt.
Ende nuk dihet se kush do të del zyrtarisht për kandidat për kryetar edhe pse në opinion u përmend emri i Arben Labënishtës, por ky i fundit kategorisht mohoi një gjë të tillë.
“Nuk kam pretendime të jem kryetar partie i Lëvizjes Besa. Janë spekulime. Për kandidatura eventuale vendosin organet e partisë” tha për Portalb.mk Arben Labënishta.
Grupi që përkrah Karemanin, ende nuk ka dorëzuar kërkese në Regjistrin Qendror për emërimin e tij për ushtrues detyre, lider i Lëvizjes Besa sepse siç thonë për Portalb.mk “pritet epilogu i gjykatës”.
Nga ana tjetër, mbrëmë dolën shkrime nëpër media se Bilall Kasami ka dhënë dorëheqje, por i njëjti i ka mohuar fjalët e tilla.
“Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët.. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.” shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, tani më dy javë që zyrtarisht Lëvizja BESA është ndarë në dry fraksione, ata që përkrahin Bilall Kasamin si lider të kësaj partie dhe ata që kërkojnë shkarkimin e tij.
LEXO MË SHUMË
- LEXO: Lëvizja BESA: të mobilizohet policia, do të sulmohet ambulanca e Karemanit (VIDEO)
- LEXO: Bilall Kasami: Nuk ka dy Lëvizje BESA, deri në kongres ngelem kryetar partie (VIDEO)
- LEXO: Karemani i BESA-s: ka kërcënime ndaj meje dhe familjes sime (VIDEO)
- LEXO: Flet Bilall Kasami nga selia në Shkup (VIDEO)
- LEXO: Ja çfarë thotë policia për ndodhitë e sotme në Lëvizjen BESA
- LEXO: Lëvizja BESA Tetovë e përkrah Nexhbedin Karemanin për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA (VIDEO)
- LEXO: L. BESA e Karemanit: Ekstremistët dhe Bilall Kasami po e dhunojnë Lëvizjen
- LEXO: Demiri konfirmon: Bilall Kasami ka hyrë në selinë e BESA-s në Shkup (VIDEO)
- LEXO: Bilall Kasami ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup (VIDEO)
- LEXO: Përçarjet në Lëvizjen BESA, ja çfarë thotë statuti i kësaj partie
- LEXO: Flet Karemani për Portalb: Disa herë kërkuam përgjegjësi nga Kasami, u detyruam ta shkarkojmë
- LEXO: Besa Tetovë: Kërkojmë nga deputeti Karemani të respektojë organet e partisë (VIDEO)
- LEXO: Kongresi i parë i BESA-s: Dy lloje kumtesash, mbledhjesh të Këshillit, vendime për Bilall Kasamin e thyerje dyersh
- LEXO: Kasami për Portalb: shkarkimi im është ilegal
- LEXO: Bilall Kasami u shkarkua nga posti i kryetarit të BESA-s (VIDEO)
- LEXO: Pas faqeve zyrtare të fejsbukit, BESA-s iu thyen edhe dyert e selisë!
- LEXO: Është hakuar faqja e Facebook-ut të Lëvizjes BESA dhe Bilall Kasamit
- LEXO: Ibrahimi jep dorëheqje të parevokueshme nga Lëvizja BESA