Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre

Kërcënimi dhe momenti i pakëndshëm që janë duke e përjetuar, me shumë gjasë janë arsye se pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë duke u deklaruar se a do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese që parashihen në marrëveshjen Maqedoni – Greqi, dhe për të cilat duhet vota “për” e 80 deputetëve, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të gjithëve u është e qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi do të shkojë poshtë? Të gjithë janë të tërbuar nga pyetja “çfarë pas?” nëse bie kjo mundësi. Numri është i madh edhe nga opozita, e madhe është sepse njerëzit besojnë, këta janë njerëz të shoqërisë, dhe politikanë, deputetë dhe të ngjashme. Me shumë gjasë kërcënimi, momenti i pakëndshëm të cilin e jetojnë dhe e përjetojnë, janë arsyet që deri në fund të mos shprehin qëndrimin e tyre”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka shprehur bindjen se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të bëhet, por çështja është se ajo duhet të bëhet sa më shpejtë.

“Kjo punë do të bëhet. Çështja është se a do të jetë shpejtë, a do të lejojmë që Maqedonia që të mos humbasë më shumë ditë, muaj, vite siç ka humbur në të kaluarën. Për këtë është e rëndësishme përgjegjësia e secilit individ, deputet, politikan”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

Zaev në konferencën për media që e mbajti sot në kuadër të shënimit të 11 Tetorit, ka folur edhe për aktakuzat e reja që u hapën dje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe veçanërisht për aktakuzën “Pacienti”, në të cilin akuzohet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për veprimtarinë kur ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Se aktakuzat e reja të PSP-së, a janë duke ushtruar trysni ndaj deputetëve të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, për të votuar “për” ndryshimet kushtetuese të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore, kryeministri Zaev tha se ajo mund të trajtohet edhe kështu, sepse Maqedonia gjendet në një periudhë specifike.

LEXO: Zaev: Është koha të gjithë që janë për NATO dhe BE t’i përkrahin ndryshimet tani

Përndryshe, dje ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë kuvendore në Komisionin për Çështje Kushtetuese, kurse në seancë plenare do të jenë të hënën.

LEXO: Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore
LEXO: Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë
LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshime kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Për miratim të propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, nevojitet vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, për të cilën kryeministri Zaev nuk dëshiroi që të precizojë se a janë siguruar ose jo.

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë. Sipas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019.

Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë. Zyrtarisht, deri tash shumica paralamentare ka 72 deputetë që do të votojnë “për”, kurse mes deputetëve opozitarë dhe të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë duke u zhvilluar negociata që të siguroheshit edhe vota “për” e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht, thuhet se deri tash është siguruar vota “për” e 82 deputetëve.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Zaev: Është koha të gjithë që janë për NATO dhe BE ti përkrahin ndryshimet tani (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button