Këto janë gjashtë rastet e reja që i hapi Prokuroria Speciale Publike

Prokuroria Speciale Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes joligjore të komunikimeve sot kumtoi se janë hapur gjashtë hetime të reja.

Në këto hetime bëhet fjalë për dyshime bazë për dëm të shkaktuar financiar në Buxhetin e RM-së në vlerë prej pothuajse 80 milionë eurove, thekson PSP, njofton Portalb.mk.

Në vazhdim shkurtimisht kemi renditur përmbajtjen prej hetimeve.

“Pacienti”

Në hetimin me emrin “Pacienti” sipas PSP-së, ekziston dyshim i bazuar për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e prokurimit publik për të kryer punë ndërtimore dhe vepra zejtare në më shumë objekte të shëndetit publik në të gjithë vendin. Hetimi përfshin 15 persona, mes tyre dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

“Propaganda”

Në hetimin “Propaganda” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përfshihen nëntë persona të cilët janë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Aco Misajlloski, Emil Parnaxhiski, Vlladisllav Stajkoviq, Sashe Stojanovski, Elena Kolishevska, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vullkarakis të cilët dyshohen për shkak dyshimit për vepër penale të bërë “shoqërim kriminel” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, transmeton Portalb.mk.

Lëndë e këtij hetimi është ndikimi mbi opinionin publik dhe sigurimi i kontrollit të qarkullimit të informacioneve në mjetet e informimit publik në barë të buxhetit të RM-së, ndërsa në drejtim të mbështetjes së veprimeve të partisë politike VMRO-DPMNE.

LEXO: PSP hapi hetim me emrin “Propaganda”, dyshohen themeluesi i “Kurir” Aco Misajlloski dhe drejtori RTVM-së, Marjan Cvetkovski

“Dhurata”

Të dyshuarit në rastin “Dhurata”  Zoran Stavreski, ministër i Financave dhe Mile Janakieski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, me pjesëmarrje në kryerjen e veprës së bashku me të dyshuarin Kërste Miladinov, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012 – korrik 2014, me  paramendim e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe për kompaninë ruse OAD Strojtransgas nga Moska kanë marrë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë prej2.008.877.000.00 denarë, gjegjësisht afër 33 milionë euro, dhe në vlerë të njëjtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së.

LEXO: Hetimi i ri “Dhurata” nga PSP, për herë të parë dyshohet ish-ministri i Financave, Zoran Stavreski

“Diazajni”

Me urdhër për zbatimin e procedurës hetimore në rastin “Dizajni”, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë janë përfshirë katër persona zyrtarë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit prej nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RM-së.

Ekziston dyshimi se në periudhën prej vitit 2009 dhe vitit 2010, i dyshuari Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, e dyshuara Snezhana Filipovska Pavleska si kryetare e Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, ndërsa të dyshuarit Igor Janushev dhe Julia Jankullovska Atanasova, si anëtarë të komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit, të formuar prej ministrisë, i kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik Jutong nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RM-së, në shumë prej 5.000.000 euro.

LEXO: PSP hapi lëndë të re edhe për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, dëm nga buxheti prej 5.000.000 eurove

“Harmonia”

Me urdhër për zbatim të procedurës hetimore në rastin “Harmonia”, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë,  janë përfshirë tre persona zyrtarë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 dhe nenin 45 të Kodit Penal (KP).

Ekziston dyshim i bazuar se në vitin 2012 të dyshuarit Nikolla Gruevski, kryetar i Qeverisë së RM-së, Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Stevço Jakimovski, kryetar i komunës Karposh, me shfrytëzimin e pozitës së tyre zyrtare, si bashkekzekutues, për Universitetin privat ndërkombëtar ballkanik Shkup kanë fituar dobi të konsiderueshme pronësore në shumë prej 23.730.912 denarëve, përkatësisht 385.868 euro.

LEXO: Hetimi i ri “Harmonia” nga PSP, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski në krye të dyshimit

“Stacionet bazë”

Me urdhër për realizim të procedurës hetimore në rastin “Stacionet bazë“, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë, është përfshirë një person për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale – Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, sipas nenit 353, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 dhe 1 të Kodit penal.

Sipas provave, gjatë vitit 2011 i dyshuari Zharko Llukovski, aso kohe ish-drejtor kryesor ekzekutiv në T- Mobile Maqedoni SH.A, duke e shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet të SHN Beton SHA Shkup, i ka alokuar përfitim në pronë prej 3.522.400 euro. Njëherësh aksionarëve të T-Moblie Maqedoni, mes të cilëve edhe shtetit i ka shkaktuar dëm në lartësi me të ardhurat e të drejtës së dividendit të parealizuar.

LEXO: Rasti i ri “Stacionet bazë” nga PSP, dyshohet ish-drejtor kryesor ekzekutiv në T- Mobile, Zharko Llukovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button