Procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Propozimi për hapjen e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me 4 ndryshime thelbësore, që të hyjë në fuqi Marrëveshja me Greqinë mbrëmë ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Me këtë, procedura është transferuar në shtëpinë ligjvënëse.

Në Rregulloren, në pjesën për ndryshime kushtetuese nuk parashihet afat në të cilin kryetari i Komisionit për Çështje Kushtetuese duhet ta thirr Komisionin.

Sipas paralajmërimeve, Talat Xhaferi, do ta aplikojë nenin 12 të Rregullores e cila ka të bëjë me caktimin e trupave punues, i cili thotë “Ftesën për seancë me propozim të rendit të ditës dhe materialeve që do të shqyrtohen në seancë, kryetari i trupit punues ua dorëzon anëtarëve të trupit punues sipas rregullit pesë ditë përpara ditës së mbajtjes së seancës. Në raste urgjente, seanca e trupit punues mund të mbahet në afat edhe ë të shkurtër, ndërkaq rendi i ditës mund të dorëzohet edhe në seancë”.

Sipas kryetarit të Kuvendit, i cili është kryetar i Komisionit Kushtetues, Talat Xhaferi, nëse shkohet në procedurë të rregullt, në afat prej tre ditëve duhet që të shihet materiale nga aspekti formal-juridik, të bëhen konsultime me shërbimet dhe nëse vendimi i ka t gjitha elementet do të dërgohet deri te presidenti i shtetit dhe deputetët. Në atë moment ai, në afat prej 10 ditëve pune mund të thirr seancë plenare, ndërkaq në ndërkohë të mblidhet Komisioni për Ndryshime Kushtetuese.

Nëse nuk merret afati maksimal seanca e Komisionit do të mund të mbahej edhe deri të premten dhe maksimum të zgjatë 10 ditë. Gjatë diskutimit, një deputetë ka të drejtë të flet disa herë me gjatësi prej 20 minutave, ndërkaq koordinatori gjithsej 30 minuta. Sipas llogaritjeve, nëse paraqiten të gjithë anëtarët për diskutim, Komisioni mund të mbarojë edhe për rreth 3 ditë.

Për etapën e parë Kuvendi, me shumicë prej dy të tretave, miraton vendim për hapjen e Kushtetutës, dhe këtu menjëherë është testi i parë nëse janë siguruar dy të tretat e votave të përgjithshme, gjegjësisht 80 deputetë.

Sipas paralajmërimeve, nëse nuk ka 80 deputetë, menjëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Faza e dytë është faza e konstatimit të draft-amendamenteve dhe për atë janë të nevojshme 61 vota.

Faza e tretë, ka të bëjë me miratimin e amendamenteve, për të cilën duhen 80 vota.

Diskutimi për çdo amendament zgjat më së shumti 3 ditë.

Sipas rregullores, nëse respektohen afatet përfundimtare, tërë procedura për ndryshim të Kushtetutës do të duhet të zgjatë nga 106 deri më 110 ditë.

Ndryshe, ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen në Kuvend me qëllim që të hyjë në fuqi Marrëveshja me Greqinë, janë shkaku kryesor që vendi rrezikon të zhytet në një krizë të re politike. Opozitarja VMRO-DPMNE, është pengesa kryesore pa të cilën këto ndryshime nuk mund të bëhen, pasi që duhet të votojnë 80-të deputetë, numër të cilin, tani për tani, pushteti po gjen mënyra se si mund ta arrijë.

Në rast se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, atëherë sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, me synim që bashkë me koaliconuesit t’i arrijë 80-të deputetë. Në të kundërtën, nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, Marrëveshja me Greqinë nuk do të hyjë në fuqi, gjegjësisht nuk do të ratifikohet në parlamentin grek. Si rezultat i kësaj, Maqedonia do ta humb ftesën për anëtarësim në NATO, si dhe do të ndërpritet procesi i negociatave me BE-në.

Për të lexuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjuhën shqipe: KËTU.

Marrëveshja e Prespës, katër ndryshime do të pësojë Kushtetuta e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button