Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

“Nëse më pyesni mua, unë mund të besoj se i kam, mund të besoj se nuk i kam. Por në fund këtë duhet ta vërtetojmë, të dëshmohet. Unë besoj se kjo gjithnjë e më shumë do të shprehet. Deri tash kemi arsye që të besojmë se i kemi, dhe hymë. Por kjo do të shihet më shumë në debatin në komisione”, kështu u deklarua kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas debatit “Roli i sektorit civil në procesin e Berlinit”, që u mbajt sot në Shkup, në lidhje me çështjen se a janë siguruar ose jo 80 deputetë që do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, transmeton Portalb.mk.

Zaev është shprehur se bisedimet që i ka zhvilluar ai personalisht dhe deputetët e shumicës me deputetë e VMRO-DPMNE-së, ka qenë motiv që ndryshimet kushtetuese të hynë në procedurë kuvendore.

“Unë personalisht kam folur, por edhe deputetët kanë folur. Kemi parë që ka një tryezë progresive, ku mund të debatohet. Ky ka qenë një motiv i mjaftueshëm që të hapim procedurat. Unë duhet t’i largoj të gjitha spekulimet që kanë rë mbi kokat e deputetëve, për gjendje të pakëndshme, apo diçka të ngjashme”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev brenda në debat ka njoftuar se sot edhe nesër ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore, në Komision Kushtetues.

LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Sipas Rregullores së Kuvendit,  nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë.

LEXO: Marrëveshja e Prespës, katër ndryshime do të pësojë Kushtetuta e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka publikuar ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

  • Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore

Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

  •  Ndryshime në preambulën e Kushtetutës

Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

  • Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë

Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

  • Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë

Nën Nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.

Sfida e radhës – sigurimi i 80 deputetëve

Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë. Zyrtarisht, deri tash shumica paralamentare ka 72 deputetë që do të votojnë “për”, kurse mes deputetëve opozitarë dhe të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë duke u zhvilluar negociata që të siguroheshit edhe vota “për” e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht, thuhet se deri tash është siguruar vota “për” e 82 deputetëve.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Afati i fundit kur deputetët e shumicës duhet të arrijnë marrëveshje me deputetë e opozitës është dita e premte, dhe pas kësaj ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë në leximin e parë. Për miratim të ndryshimeve në leximin e parë duhen 80 vota “për”, në leximin e dytë duhen vota “për” e 61 deputetëve dhe në leximin e tretë duhen sërish 80 vota “për”.

Për të lexuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjuhën shqipe: KËTU.

LEXO: Remenski i ftoi deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, në të kundërtën zgjedhje (VIDEO)
LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre
LEXO: Stoltenberg: S’ka plan B për Maqedoninë

http://portalb.mk/562146-nese-pushteti-siguron-shumice-procedura-per-ndryshimet-kushtetuese-do-te-zgjate-mbi-100-dite/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button