Zaev: Është koha të gjithë që janë për NATO dhe BE ti përkrahin ndryshimet tani (VIDEO)

13.30- Debatin e Komisionit për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë sot e ka hapur Kryeministri Zoran Zaev.

Zaev ftoi deputetët që ti votojnë ndryshimet Kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, duke i rikujtuar për rëndësinë që bartë kjo Marrëveshje për antarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Hapat e parë janë veç se të bëra pas ratifikimit të marrëveshjes, Greqia ka dërguar letër ku thotë se më nuk ka pengesa dhe se mund të marrim datë për fillimin e bisedimeve. Me zgjedhjen e çështjes së Maqedonisë me Greqinë kemi arritur shumë, tani në duart tona është çelësi, ne duhet të vendosim për perspektivën e shtetit. I kemi dhënë fund një çështje 25 vjeçare vendimi juaj të nderuar deputet do ta dërgoj FYROM në histori”, tha Zaev gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër deputeti i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski, e ka akuzuar pushtetin se po shkon kundër vullnetit të popullit për ta implementuar një marrëveshje e cila është në dëm të Maqedonisë. Ai sugjeroi që të mos shkojnë në votim duke thënë se nuk i kanë dy të tretat e deputetëve.

“Populli e ka hedhur poshtë marrëveshjen e dëmshme për Maqedoninë, dhe është në të kundërtën e vendimit të qytetarëve nëse mendoni se është mirë vazhdoni por ta dini se nuk i keni dy të tretat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Para tre muajsh të njëjtët njerëz na thanë se Marrëveshja me Greqinë mund të arrihet pa ndryshime kushtetuese, megjithatë sot këta njerëz thonë se duhet të ndryshohet emri Republika e Maqedonisë së Ilindenit, kurse ministri i punëve të Jashtme tha se nga përgjegjësia do të jep dorëheqje”, tha Veljanovksi.

Veljanovski gjithashtu e akuzoi Qeverinë se ka përjashtuar partitë opozitare gjatë marrjes së vendimeve  me interes nacional si Marrëveshja e Prespës dhe shpalljen e referendumit. Sipas tij Qeveria më shumë është koncentruar në nënshkrimin e marrëveshjes se sa në kualitetin e saj.

 

******************************************************************

12.30 – Fillon debati i Komisionit për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Deri më tani nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE të pranishëm janë Trajko Veljanovski, Dimitar Stefanov, Nevenka Stamenkovska, Antonio Miloshovski, Ilija Dimovski dhe Nada Çupisheva.

Ndryshimet kushtetuese, nisi debati në Komisionin për Çështje Kushtetuese

 ******************************************************

Ndryshimet kushtetuese do të hynë sot në procedurë kuvendore në Komisionin për  Çështje Kushtetuese, kurse në seancë plenare do të jenë të hënën, transmeton Portalb.mk.

Seanca e Komisionit për Çështje Kushtetuese do të mbahet sot, e mërkurë me fillim prej ora 12:00.

Seanca plenare do të mbahet të hënën, më 15 tetor me fillim prej ora 11:00.

LEXO: Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore
LEXO: Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

Për miratim të propozimit të Qeverisë së Maqedonisë, nevojitet vota “për” e 80 deputetëve të Maqedonisë, për të cilën kryeministri Zaev nuk dëshiroi që të precizojë se a janë siguruar ose jo.

LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Sipas Rregullores së Kuvendit, nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë.

Qeveria e Maqedonisë ka publikuar ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

  • Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore

Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

  •  Ndryshime në preambulën e Kushtetutës

Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

  • Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë

Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

  • Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë

Nën Nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.

Sfida e radhës – sigurimi i 80 deputetëve

Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë. Zyrtarisht, deri tash shumica paralamentare ka 72 deputetë që do të votojnë “për”, kurse mes deputetëve opozitarë dhe të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë duke u zhvilluar negociata që të siguroheshit edhe vota “për” e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht, thuhet se deri tash është siguruar vota “për” e 82 deputetëve.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Afati i fundit kur deputetët e shumicës duhet të arrijnë marrëveshje me deputetë e opozitës është dita e premte, dhe pas kësaj ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë në leximin e parë. Për miratim të ndryshimeve në leximin e parë duhen 80 vota “për”, në leximin e dytë duhen vota “për” e 61 deputetëve dhe në leximin e tretë duhen sërish 80 vota “për”.

Për të lexuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjuhën shqipe: KËTU.

LEXO: Remenski i ftoi deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, në të kundërtën zgjedhje (VIDEO)
LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre
LEXO: Stoltenberg: S’ka plan B për Maqedoninë

Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button