Bruksel, zyrtarisht ka nisur Procesi i Skriningit Sqarues i Maqedonisë (FOTO)

Sot, në ora 09:00, në Bruksel ka nisur Procesi i Skriningit Sqarues për Maqedoninë, kështu bëri të ditur shefi i Delegacionit Shtetëror për Negociata me Bashkimin Evropian (BE), Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Në përfundimin e fjalës së tij, Osmani prezantoi tre traektorët me të cilët Qeveria, si dhe i gjithë shteti do të lëvizin në kuadër të procesit euro- integrues.

“Shteti paralelisht do ti përkushtohet implementimit të Marrëveshjeve për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë, do ta mbajë momentumin reformues për përmbushjen e vërejtjeve dhe udhëzimeve të konkluzioneve të këshillave të qershorit, si dhe fuqishëm dhe pa kompromis të hyjë në përmbushjen e detyrimeve nga skriningu shpjegues, duke u përgatitur për të, në tre fushat paralelisht, për fillimin e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm” – theksoi Osmani, duke potencuar në momentin historik për vendim- “ Shans që kjo gjeneratë nuk duhet ta lëshojë”.

Në vazhdimin e takimit, fjalën e tyre deri tek të pranishmit kishte edhe Ministresha e  Drejtësisë, Renata Deskoska, si dhe Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Kristijan Danielson dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian.

Takimi i punës në të cilën Komisioni Evropian prezantoi analizën e Kapitullit 23 – gjyqësorit dhe të drejtave fundamentale, për Republikën e Maqedonisë vazhdon gjatë gjithë ditës në vijim, ndërkaq sipas agjendës, grupi punues do të vazhdojë me punë edhe gjatë ditës së nesërme, ku dhe pritet t’ju bashkohet edhe Eurokomisioneri për Zgjerim – Johanes Han.

 

“Moment historik. Skriningi Sqarues zyrtarish ka nisur! Sot, 27 shtator, në ora 09:00 të mëngjesin sipas kohës së Brukselit, me prezantimin e Kapitullit 23, ne formalisht nisëm përgatitjet për negociatat me BE-në, për anëtarësim të plotëfuqishëm”, tha Osmani nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Osmani gjendet i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij dhe negociatori Kryesor Teknik, Bojan Mariçiq dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

LEXO: 27 dhe 28 shtatori, KE-ja para Osmanit dhe Mariçiqit do ta shpalosë Kapitullin 23

Procesi i Skriningit Sqarues, do të zhvillohet sot dhe nesër, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, gjatë së cilit Komisioni Evropian do ta prezantojë Kapitullin 23 – për gjyqësorin dhe të drejtat fundamentale.

Në kuadër të vizitës janë paraparë sërë fjalimesh zyrtare dhe deklarata për media.

Përndryshe, me Procesin e Skriningit, Maqedonia formalisht fillon pjesën e fundit të rrugës drejt anëtarësimit të plotë në BE.

LEXO: Procesi aderues në BE: 40 individë të enjten e nisin procesin e Skriningit të Maqedonisë
LEXO: Qeveria e Maqedonisë e hapi thirrjen për ekspert të grupeve negociatore

Ndryshe, të dielën në konferencë të përbashkët Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq kanë njoftuar se pjesë e procesit të Skrininigit Sqarues është edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe 40 individë të tjerë – përfaqësues të ministrive të Maqedonisë. Është hapur edhe thirrje për ekspertë të grupeve negociatore – punuese të Procesit të Skriningit Sqarues.

Skriningi Sqarues paraqet fazën e parë, kurse faza e dytë përfshinë Skriningin Bilateral – proces më i ngjeshur dhe më kompleks, të cili do t’i nevojitet ekspertizë gjithëpërfshirëse nga Maqedonia.

LEXO: Tre ditë para referendumit, institucionet e Maqedonisë i nënshtrohen kontrollit të KE-së
LEXO: Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtator
LEXO: Maqedonia përballë 6 proceseve: nëse njëra nuk realizohet, dështon anëtarësim në BE
LEXO: Plani 18 i Qeverisë u shndërrua në Plan Skrining
LEXO: Procesi i Skriningit për administratën publike, Mançevski: duhet t’i forcojmë kapacitetet

“Kapitullit 23” i BE-së për Maqedoninë: mosrespektimi i afateve, pengesë për realizimin e reformave të mëdha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button