27 dhe 28 shtatori, KE-ja para Osmanit dhe Mariçiqit do ta shpalosë Kapitullin 23

Më 27 dhe 28 shtator, e enjte dhe e premte, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociator Kryesor dhe shefi i Delegacionit Shtetëror për Negociata me Bashkimin Evropian (BE), Bujar Osmani, dhe zëvendësi i tij dhe negociatori Kryesor Teknik, Bojan Mariçiq do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Osmani dhe Mariçiq në Bruksel do ta fillojnë Procesin e Skriningit Sqarues, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, gjatë së cilit Komisioni Evropian do ta prezantojë Kapitullin 23 – për gjyqësorin dhe të drejtat fundamentale.

Në kuadër të vizitës janë paraparë sërë fjalimesh zyrtare dhe deklarata për media.

Përndryshe, me Procesin e Skriningut, Maqedonia formalisht fillon pjesën e fundit të rrugës drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Mariçiq – Osmani

 

LEXO: Procesi aderues në BE: 40 individë të enjten e nisin procesin e Skriningit të Maqedonisë
LEXO: Qeveria e Maqedonisë e hapi thirrjen për ekspert të grupeve negociatore

Ndryshe, të dielën në konferencë të përbashkët Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq kanë njoftuar se pjesë e procesit të Skrininigit Sqarues është edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe 40 individë të tjerë – përfaqësues të ministrive të Maqedonisë. Është hapur edhe thirrje për ekspertë të grupeve negociatore – punuese të Procesit të Skriningit Sqarues.

Skriningi Sqarues paraqet fazën, kurse faza e dytë përfshinë Skriningin Bilateral – proces më i ngjeshur dhe më kompleks, të cili do t’i nevojitet ekspertizë gjithëpërfshirëse nga Maqedonia.

LEXO: Tre ditë para referendumit, institucionet e Maqedonisë i nënshtrohen kontrollit të KE-së
LEXO: Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtator
LEXO: Maqedonia përballë 6 proceseve: nëse njëra nuk realizohet, dështon anëtarësim në BE
LEXO: Plani 18 i Qeverisë u shndërrua në Plan Skrining
LEXO: Procesi i Skriningit për administratën publike, Mançevski: duhet t’i forcojmë kapacitetet

“Kapitullit 23” i BE-së për Maqedoninë: mosrespektimi i afateve, pengesë për realizimin e reformave të mëdha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button