Plani 18 i Qeverisë u shndërrua në Plan Skrining

Plani 18 i Qeverisë së Maqedonisë, i cili u publikua në muajin qeshor, pas shpalljes si të përfunduar të Planit 3-6-9, tash për tash është në përpunim. Për “Meta“-n, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski ka deklaruar se plani i ri reformator është duke u ndryshuar dhe do të përgatitet tekst i ri, njofton Portalb.mk.

“Plani 18 për momentin është në fazë të transformimit në Planit skrining dhe për përmbushjen e vendimeve nga Këshilli i BE-së. Qeveria punon në krijimin e një Plani gjithëpërfshirës për reforma të cilat përfshijnë tre shtylla kyçe në fushat të cilat përmenden në raportin e Këshillit të BE-së në Luksemburg (gjyqësori, administrata publike dhe shërbime sekrete), pas kësaj rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian dhe skriningit me të cilin përgatitemi për hapjen e negociatave në janar të 2019-s”, tha Boshnjakovski.

Përndryshe, Plani 18-të duhet të tejkalojë Planin 3-6-9 për nga cilësia dhe ambiciet, dhe ta forcon agjendën e reformave të Qeverisë në periudhën nga vendimi për negociata, e deri në fillimin e tyre. 

Bujar Osmani prezantoi Planin 18, OJQ-të ankohen: mos shikoni afate dhe forma (VIDEO)

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button