Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtator

Tre trupa apo resore do të formohen nga Qeveria e Maqedonisë për të realizuar procesin negociues të Maqedonisë me Bashkimin Evropian, që si dokument udhëzimi do të ketë Planin e Skrininigit – i cili ka për qëllim të harmonizojë legjislaturën evropiane me atë të Maqedonisë. Vetëm njëri trup, ai teknik do të përmbajë 35 grupe të punës. Grupi i parë i punës do të formohet në fund të shtatorit. Kështu u bë e ditur në konferencën për media të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi i grupit negociues, Bojan Mariçiq, raporton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë dje ka miratuar strukturën negociuese që paraqet model se di do të realizohet procesi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe se si do të veprojnë institucionet. Ky model parasheh disa trupa punues, duke bërë edhe përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike”, tha Osmani.

Do të formohet:

1.Trupi koordinues – ka për detyrë të udhëheqë procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Paraqet trup koordinues të qeverisë, i cili do t’i caktojë pozitat negociuese të Republikës së Maqedonisë gjatë procesit të negociatave. Kryeministri i Maqedonisë, zëvendëskryeministrat, ministri i Punëve të Jashtme, i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, i Ekonomisë, i Shoqërisë Informatike dhe Administratë si dhe negociatori kryesor.

2. Delegacion Shtetëror i Republikës së Maqedonisë – i cili do të udhëheqë me negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, do të sigurojë zhvillim të procesit në mënyrë të papenguar, i udhëhequr nga Bujar Osmani. Zëvendës shefit të DSH do të jetë Nikolla Dimitrov, kurse pjesëtarë do të jetë edhe Bojan Mariçiq si shef teknik i grupit negociues.

3. Grupi negociues – përgjegjës për nivelin teknik të ecurisë së negociatave për të gjitha kapituj për të cilat do të negociohet me BE-në, do të udhëhiqet nga ish këshilltari i Zaevit, Bojan Mariçiq. Ky grup zyrën do ta ketë në objektin e Qeverisë së Maqedonisë.

“Grupi negociues do të përmbajë 15 persona të cilët do të ndjekin punën e më shumë se një grupi punues. Pjesë e grupeve punuese do të jenë nëpunës shtetëror që punojnë në ministri dhe organe shtetërore. Do të ftohen edhe ekspert nga jashtë institucionet dhe pjesëtarë të OJQ-ve. Në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë konsultime me ministritë, që të gjendet individët që do të bëhet pjesë e grupit koordinues negociues të Maqedonisë në BE”, tha Mariçiq.

Krahas formimit të këtyre resorëve – trupave negociuese, gjatë procesit të përgatitjes së Maqedonisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, disa institucione do të zgjerojnë kompetencat e tyre.

“Sekretariati për Çështje Evropiane do ta marrë rolin e udhëheqësit të procesit negociues, duke siguruar mbështetje profesionale, teknike, dhe administrative për trupat – resorët e themeluara. Grupet ekzistuese që kanë për detyrë harmonizimin e legjislaturës evropiane me atë të Maqedonisë do të transformohen në grupe për negociata. Në grupet për negociata do të angazhohen edhe ekspert të tjerë nga fusha akademike, pjesëtarë civil, që do të thotë se do të përfshijmë më të mirët”, tha Osmani duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë ka kapacitet kuadrovik për të gjitha grupet negociuese, por nuk bëri të ditura emra.

Me këtë proces, parashihet të arrihet demokracia funksionale.

Megjithëse u tha se realizimi i këtij procesi dhe formimi i trupave negociuese do të kushtojë shumë shtrenjtë, shuma totale nuk dihet, por që e njëjta do të financohet nga Qeveria e Maqedonisë, me përkrahje edhe nga IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Mariçiq – Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button