Qeveria e Maqedonisë e hapi thirrjen për ekspert të grupeve negociatore

Ashtu siç paralajmëroi ministrja e Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska, sot Qeveria e Maqedonisë e ka hapur konkursin për ekspertë të grupeve negociatore për realizimin e procesit të Skringit sqarues – pjesë e skeletit të punës për negociatat Maqedoni – Bashkim Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Siç vlerësoi sot negociatori kryesor teknik dhe shefi i ekipit negociator, Bojan Mariçiq, “Qëllimi i hapjes së thirrjes është që të formohet bazë e ekspertëve nga një ose më shumë kapituj të KE-së”.

“Procesi i negociatave qasëse të Republikës së Maqedoni në BE është kompleks, i një transformimi të tërësishëm i shoqërisë dhe përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Mariçiq.

Administrata dhe institucionet do të jenë bartës të këtij procesi.

Ndërkaq, ata që dëshirojnë të paraqiten në thirrjen publike, duhet të dorëzojnë biografi dhe letër motivuese. Dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën maqedonase apo shqipe dhe në gjuhën angleze në adresën elektronike [email protected] më së voni deri në ora 20:00 të datës 10 tetor.

Në po të njëjtën konferencë, u njoftua edhe për nisjen e procesit të Skriningit të entjen, më 27 shtator.

Procesi aderues në BE: 40 individë të enjten e nisin procesin e Skriningit të Maqedonisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button