Pas skandalit me 9 pagat, anëtarët e KSHZ-së do të marrin edhe 12 mijë euro!

Pesë anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të cilët më parë dhanë dorëheqje për shkak të presionit publik se ishin vetëshpërblyer, kanë deponuar kërkesë për apanazhë, njofton Portalb.mk.

Me marrjen e apanazhës, anëtarëve të deritashëm të KSHZ-së do t’u mundësohet marrje e rrogës deri në një vjet në vlerë prej 1,000 eurove, duke deponuar edhe rreth 12 mijë euro në llogarinë e tyre bankare.

Ndër anëtarët e KSHZ-së që do të marrin apanazhë janë ish kryetari, Aleksandar Çiçakovski, anëtarja Violeta Duma dhe Igor Milev nga LSDM, Subhi Jakupi nga BDI dhe Silvana Boneva e VMRO-DPMNE-së.

Apanazhë nuk kanë kërkuar Sasho Sërcev nga VMRO-DPMNE-ja dhe ekspertët Rexhep Prekopuca dhe Atanas Urunov.

Përndryshe, pas skandalit me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion, tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dhanë dorëheqje.

Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho SërcevSubhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev.

Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija.

Dorëheqjet erdhën pas reagimeve në opinion që nisën pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button