Kryetari i KSHZ-së dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqje

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski, deri te Kuvendi i Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për ndalim të funksionit si kryetar i Komisionit, njofton Portalb.mk.

Mandati i tij duhej të zgjat deri në vitin 2020. Çiçakovski dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev.

Dorëheqjet vijnë nga reagimet e shumta nga opinioni, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Para disa ditëve në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së.

Dorëheqja kërkohet për:

  • Aleksandar Çiçakovski – kryetar
  • Rexhep Prekopuca – nënkryetar
  • Atanas Urumov – anëtar
  • Violeta Duma – anëtar
  • Igor Milev – anëtar
  • Sasho Sërcev – anëtar
  • Silvana Boneva – anëtar
  • Subhi Jakupi – anëtar
  • Ermira Asani Salija – anëtar

Peticionin mund ta nënshkruani: KËTU

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button