Bejli: Anëtarët e KSHZ-së e kanë shpërblyer vetveten me nëntë rroga bonus

Ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli në një ligjëratë kushtuar luftës kundër korrupsionit në Fakultetin e Sigurisë në Shkup tha se ka dëgjuar që anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i kanë dhënë vetes rrogë shtesë për punën që e kanë kryer në kohën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar dhe të zgjedhjeve lokale në tetor.

Kryetari i Komisionit në një deklaratë për NOVA TV tha se do të dalin të gjithë anëtarët e komisionit me një qëndrim të përbashkët, njofton Portalb.mk.

“Kam dëgjuar që anëtarët e KSHZ i kanë dhënë vetës rrogë shtesë për katër muaj të plotë për punën e tyre për zgjedhjet lokale në tetor. Ato më parë rrogë shtesë kanë marrë edhe për pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Votimi në komision ka qenë i njëzëshëm, të gjitha partitë, të gjitha etnikumet, ndërsa personeli i komisionit ka fituar më pak bonus. Unë jam nënpunës publik dhe e përkrah shërbimin e nënpunësve publik që punojnë më shumë nga e parashikuara, por kam një pyetje në lidhje me këtë. KSHZ a është trup i pavarur. Ndoshta masa ishte edhe ligjore, por votimi u bë pas dyerve të mbyllura”, tha Bejli.

Ambasadori pyet se çfarë do të thotë praktika e tillë për prioritetet e liderit.

“Pse e them këtë, çfarë tregon kjo për vlerat e vetë organizatës. Ku ishin informatorët, gazetarët hulumtues apo organet e mbikëqyrjes parlamentare, çfarë do të bënit ju për këtë situatë”, tha ambasadori Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button