Publikohet vendimi i shpërblimeve, për 18 muaj KSHZ ka marrë 30 rroga

Ashtu siç u njoftua, Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot në uebfaqe publikoi vendimet për kompensimet e marra. Nga dokumentet e publikuara shihet se KSHZ për 18 muaj ka marrë 30 rroga, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimi të marrë në seancë të mbyllur më 16 nëntor të 2017-s, për kompensim në zgjedhjet lokale të fundit dhe rregullores për përcaktim të kompensimeve, anëtarët e KSHZ kanë marrë kompensime në vlerë prej 4 rrogave dhe dy rroga shtesë.

Katër rroga shtesë ka marrë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, zëvendëskryetari Rexhep Prekopuca si dhe anëtarët e Komisionit Atanas Urumov, Violeta Duma, Igor Milev, Subhi Jakupi, Sasho Srcev dhe Sillvana Boneva.

Bedredin Ibraimi dhe Ermira Asani Saliu gjatë muajit të fundit kanë marrë dy rroga shtesë.

Për zgjedhjet e caktuara por që nuk u mbajtën, ato të prillit të vitit 2016, anëtarët e KSHZ-së kanë marrë nga tre rroga. Pesë rroga plus kanë marrë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit të 2016-s.

Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli dje deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button