Shkup, protesta kundër ndotjes së ajrit: funskionarët shtetëror të realizojnë premtimet

Qindra qytetarë të Maqedonisë, nën moton “Ngrihuni për ajër të pastër” sot kanë protestuar para Qeverisë së Maqedonisë duke kërkuar masa urgjente për zgjidhjen e problemit për ajrin e ndotur, raporton Portalb.mk.

Protestuesit kërkuan që funksionarët shtetëror, të cilët premtuan se do të zgjidhin problemin, të fillojnë të realizojnë premtimet, t’i identifikojnë ndotësit dhe të zbatojnë sanksione ndaj tyre.

Drejtori ekzekutiv i Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac nga protesta ka porositur se do të përkrahin të gjitha iniciativat dhe protestat kundër ndotjes së ajrit, përfshirë këtu edhe iniciativat e nënave për të mërkurën, më 20 dhjetor se nuk do t’i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” është betuar se derisa nuk zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit, derisa niveli i grimcave pm 10 tërë dimrin do të jetë mbi 75 mikrogram metërkub, do të përkrah të gjitha iniciativat e nënave, baballarëve dhe shoqatave të cilat thirren se do të përmirësojnë gjendjen me masa me efekt në kohëzgjatje të shkurtër, të mesme dhe të gjatë”, tha Zmijanac.

Përndryshe, kjo protestë vjen pasi që sipas aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër ku ka pasur prani të grimcave pm 10, deri në 395 mikrogram metërkub, ndërsa sipas aplikacionit të njëjtë kufiri duhet të jetë deri në 50 mikrogram metërkub.

Sot, niveli i grimcave pm 10 në Qendër, te Rektorati, në Lisiçe dhe Gazi Babë
Sot, niveli i grimcave pm 10 në Qendër, te Rektorati, në Lisiçe dhe Gazi Babë

 

Ndryshe, shkupjanët sot thithin ajër të pastër. Sipas vlerave që shënohen në aplikacionin “Moj vozduh” (Ajri im), sasia e grimcave pm 10 është nën mesataren e lejuara. Kjo ka ardhur pasi që, siç u paralajmërua me paraqitjen e erës u pastrua mjegulla dhe ajri.

Në lidhje me porblemin e ndotjes së ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov dje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë ide apo propozim për zgjidhjen e problemit me ndotjen të vijnë të hënën në ambientet e Qytetit të Shkupit që t’i prezantojnë.

“Apeloj që çdo qytetar i cili ka ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit të vijnë në ambientet e Qytetit të Shkupit të hënën mes orës 12:30 dhe 14:30 dhe t’i ndajë këto ide. Së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë sa këto zgjidhje janë të zbatueshme dhe sa realisht mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button