Aktivizohen masat urgjente kundër ndotjes së ajrit

Qeveria në seancë solli masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, të cilat hyjë në fuqi prej sot, ndërsa e shqyrton edhe mundësinë për furnizim intervent të pajisjes për mbrojtje personale nga ndotja e ajrit, maska me filtra për pastrim, si dhe për furnizim për pastrues të ajrit për shkolla, qendra shëndetësore dhe kopshte, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, transmeton MIA. 

Rekomandohet që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, personat me infarkt të pësuar ose goditje në tru pa dallim të moshës. Të riorganizohet orari i punës për ata të cilët punojnë në ambient të hapur prej ora 11:00 deri në orën 17:00, ndalesë për mbajtje të ndeshjeve dhe manifestimeve tjera në ambient të hapur dhe sigurim i kushteve për aktivitet të rritur të ndihmës së shpejtë, ndihmë shtëpiake dhe shërbim i patronazhit.

загадување

Komunat obligohen ta zvogëlojnë çmimin e kartës së transportit urban në periudhën e kushteve jo të volitshme klimatike që do të ishte nxitje e qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik, që të mundësojnë transport falas publik, frekuencë të rritur të autobusëve të NTP-së, në ditë t’i pastrojnë rrugët dhe sipërfaqet e këmbësorëve, t’i rrisin kontrollet e inspektimeve në vendet e ndërtimit, përdoruesit e mbeturinave të naftës dhe serviset që punojnë në ndërrimin e vajrave, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe furnizime të mallrave në zona të ndaluara të kryhet deri në orën 7:30.

Kompanive ndërtimore iu imponohet të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit, gjegjësisht spërkatje, larje e gomave të kamionëve para vendeve të ndërtimit, ndërsa makinat ndërtimore t’i bartin deri te vendi i ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjejsit.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të kryejë kufizim të emisioneve nga B-lejet e integruara dhe kapacitetet më të vogla ekonomike dhe të kryejnë kontroll të shpeshtë të instalimeve të cilat posedojnë A-leje të integruar. Pastaj të zbatojë matje të emisioneve të substancave ndotëse në ambient me laborator të akredituar me qëllim që të konfirmohet nëse zbatohen kushtet e përshkruara në lehe në lidhje me emisionet në ajër, dhe të njëjtit do të marrin rekomandim për ta zvogëluar prodhimtarinë në 50 për qind.

загадување   .jpg

Ministria e Punëve të Brendshme ta aktivizojë dhe ta zbatojë vendimin dhe kontrollin në regjimin tani më të vendosur rrugor për automjete të rënda transportuese, destinacioni i fundit i të cilëve nuk është Shkupi, gjegjësisht ta shfrytëzojnë unazën.

Organet e drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit, si dhe komunat ta kufizojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojnë kufizime në punët e objekteve ku po ndërtohet.

Masat, në pajtim me dekretin e miratuar, hyjnë në fuqi nëse koncetrimi në mes të ditës të grimcave  PM10 janë në dy ditët e njëpasnjëshme mbi 200 mikrogramë të matura në të paktën dy stacione matëse. Deri më tani masat janë ndërmarrë nëse është tejkaluar pragu prej pesë ditëve të njëpasnjëshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button