Shilegov: Qytetarët të vijnë në Qytetin e Shkupit të japin ide për ballafaqim me ndotjen

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë ide apo propozim për zgjidhjen e problemit me ndotjen të vijnë të hënën në ambientet e Qytetit të Shkupit që t’i prezantojnë.

“Apeloj që çdo qytetar i cili ka ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit të vijnë në ambientet e Qytetit të Shkupit të hënën mes orës 12:30 dhe 14:30 dhe t’i ndajë këto ide. Së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë sa këto zgjidhje janë të zbatueshme dhe sa realisht mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Shilegov.

Ai informoi se në linjën e hapur dje 193 për denoncim të zjarreve në ambient të hapur ka pasur dy denoncime, ku ka pasur dy intervenime.

Theksoi se si kryetar i komunës del jashtë ingerencave të tij dhe ndërmerr nisma që nuk janë në kompetencë e tij ligjore gjithnjë me qëllim që të gjenden zgjidhje operative për ballafaqim me problemin.

Ai paralajmëroi se Këshilli i Qytetit të Shkupit javën e ardhshme do të marrë vendim për lirimin e transportit publik urban, sepse, konsideron se kjo së bashku me rritjen e çmimeve të parkimit do ta destimulojë shfrytëzimin e makinave, nëse një ndër shkaqet e ndotjes në Shkup. Nëse do të ketë restrikcione eventuale në trafik, thotë, vendim duhet të marrë MPB.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ndërprerje të procesit arsimor, apo vazhdimin e pushimit dimëror, potencoi se për këtë vendos Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button