Sot, shkupjanët thithin ajër prej plastike të djegur: Maqedonia e para në botë për ndotjen e ajrit (VIDEO+FOTO)

Mëngjesi i sotëm në qytetin e Shkupit nuk ishte sikurse ditët paraprake, pasi që frymëmarrja që zhvillohet nuk ishte e zakonshme. Ajri që thithej, të digjte fytin. Se gjendja është alarmante tregon renditja e sotme botërore e uebfaqes “Airvisual”, ku Maqedonia del e para, raporton Portalb.mk.

Ajri

 

Problemi bëhet më i madh, sepse sipas të dhënave të aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) ajri i ndotur ka pothuajse nëntë ditë që vazhdon të jetë prezent në Shkup, ndërkohë që kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në një konferencë dje tha “se kjo situatë të mos përdorët për show”, kurse ministri i Ekologjisë, Sadullah Duraku tha “se gjërat nuk mund të zgjidhen me kopsht magjik”.

Shkupjanët nuk u përballën vetëm me ajër që kundërmonte në plastikë të djegur, por edhe me mjegull që të pengonte shikueshmërinë. Situata bëhet më e vështirë, sepse shumica prej tyre mbanin maska ose kapela deri në gjysmë të syve dhe kjo e vështirësonte qarkullimin.

Nëse në vitet paraprake Tetova dilte të jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni, sot është e kundërta. Vendin e saj e zuri Shkupi.

Sipas vlerave të shënuara në mëngjes, në Shkup, në hapësirën e Rektoratit vlera është 395 mikogram në metërkub grimca pm 10, në Karposh janë shënuar 383 mikrogram metërkub të grimcave pm 10, në Qendër 316 mikrogram metërkub të grimcave pm 10, në Lisiçe 291 mikrogram metërkub të grimcave pm 10, në Gazi Babë 261 mikrogram metërkub të grimcave pm 10 ndërsa në Tetovë sot është 50 mikrogram metërkub të grimcave pm 10.

Ndotja

 

ajer 1

Ndotja e arjit në Shkup
Ndotja e arjit në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button