Këto janë masat që i propozon RDM kundër ndotjes së ajrit

Partia RDM, kryetare e të cilës është Liljana Popovska, sot nëpërmjet një kumtese ka kërkuar që të ndërmerren masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, që ditëve të fundit është alarmante, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia po mbytet në smog me vlera astronomike dhe çdo zvogëlim i ndotjes do të thotë shpëtim të shëndetit dhe jetëve të qytetarëve”, thonë nga RDM.

Më poshtë ua paraqesim kërkesat e RDM-së:

  • Miratim të regjimit për vetura çift-tek
  • Transport publik falas
  • Ndalesë për automjetet e rënda në qytet
  • Ndalesë për veturat nën standardin Euro 4
  • Mbyllje të vendeve të ndërtimit
  • Përgjysmim i prodhimtarisë së objekteve industriale që ndotin
  • Mbledhje të rregullt të mbeturinave
  • Larje të rregullt të rrugëve
  • Inspektorët komunal dhe ata të mjedisit jetësor të rrisin kontrollet inspektuese
  • Lirim nga puna e grave shtatzëna dhe personave me sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare

Masa afatmesme për periudhën 1 deri në 3 muaj:

  • Miratim i ligjit për gjelbërim urban i cili është në procedurë kuvendore
  • Përcaktim i listës së karburanteve të lejuara në amvisëri dhe industri (me ndalesë për peleta jo-ekologjike me ngjitës)
  • Kontroll në terren për respektimin e listës nga ana e inspektorëve komunal dhe të mjedisit jetësor
  • Subvencione për ngrohës me peleta, panele diellore për ujë të ngrohtë, izolim të shtëpive
  • Subvencione për vendosjen e pajisjeve me gaz në veturat që ndotin
  • Subvencione për vetura hibride dhe elektrike
  • Rritje të linjave të transportit publik me autobus elektronik
  • Furnizim i pajisjes për shkatërrim të mbeturinave biologjike dhe mjekësore në Drislla (që është obligim i koncesionerit)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button