Sot, shkupjanët filluan të thithin ajër të pastër

Pas 11 ditë thithje të ajrit të ndotur, shkupjanët sot thithin ajër të pastër, njofton Portalb.mk.

Sipas aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër ku ka pasur prani të grimcave pm 10, deri në 395 mikrogram metërkub, ndërsa sipas aplikacionit të njëjtë kufiri duhet të jetë deri në 50 mikrogram metërkub.

Në pjesën e Qendrës niveli i grimcave pm 10 sot në mëngjes ishte 47 mikrogram metërkub, në Lisiçe në 68 mikrogram metërkub, në Rektorat 33 mikrogram metërkub dhe në Gazi Babë në 29 mikrogram metërkub.

Por meqë në 11 ditë e kaluara, Shkupi ka poseduar ajër ku prania e grimcave pm 10 ka qenë mbi mesataren e lejuar sot u protestua para Qeverisë së Maqedonisë.

Në lidhje me porblemin e ndotjes së ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov dje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë ide apo propozim për zgjidhjen e problemit me ndotjen të vijnë të hënën në ambientet e Qytetit të Shkupit që t’i prezantojnë.

“Apeloj që çdo qytetar i cili ka ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit të vijnë në ambientet e Qytetit të Shkupit të hënën mes orës 12:30 dhe 14:30 dhe t’i ndajë këto ide. Së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë sa këto zgjidhje janë të zbatueshme dhe sa realisht mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Shilegov.

Ashtu edhe siç u paralajmërua, gjatë pasditës filloi pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup për shkak të pranisë së erës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button