“Monstra”, Penalja dhe Supremja e hedhin përgjegjësinë te njëra-tjetra për shfuqizimin e paraburgimeve

“Ping pong” me rastin “Monstra”. Gjykata Supreme dhe Gjykata Themelore e hedhin përgjegjësinë te njëra-tjetrën për të vendosur, nëse 6 të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, do të mund të mbrohen në liri, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Supreme vendosi që rasti të shkojë në rigjykim në shkallën e parë, njofton Portalb.mk.

Avokati i palës i palës mbrojtëse, Naser Raufi thotë se lënda prej Gjykatës së Apelit, të mërkurën në mëngjes ka arritur në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pas 2-3 orëve i njëjti është kthyer përsëri deri te Gjykata Supreme, pasi që nuk ka qëndrim të qartë për masën e paraburgimit.

“Lënda pas vetëm 2-3 orëve që ka kaluar në Gjykatën Themelore është rikthyer në Gjykatën Supreme, pasi që prej saj kërkohet që të sillet vendim për paraburgimin. Gjykatësit e Këshillit Penal janë të obliguar që të miratojnë vendim nëse janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore që të akuzuarve t’u shfuqizohet masa e paraburgimit. Hapi i këtillë nuk është asgjë tjetër vetëm ikje nga përgjegjësia. Tani vendimin e Gjykatës Supreme, Këshilli Penal e interpreton si jo të plotë, pasi që në të gjykatësit nuk janë deklaruar për paraburgimin”, deklaroi Raufi.

Të kontaktuar nga Portalb.mk, Gjykata Themelore thotë se lënda gjendet në Gjykatën Supreme, ndërkaq nuk japin informata për “shëtitjen” e lëndës. Nga ana tjetër, Gjykata Supreme, nuk tregon nëse lënda është tek ata, edhe pse jo-zyrtarisht këto ditë Gjykata Supreme duhet të vendos për të njëjtën.

Arsyeja e “shëtitjes” së lëndës “Monstra” nëpër ndërtesat gjyqësore të cilat janë afër njëra tjetrës, është se Gjykata Themelore dhe Gjykata Supreme e hedhin topin te njëra-tjetra për atë se kush duhet të vendos që pas 5 vjet e gjysmë burg, të dënuarit të mund të mbrohen në liri.

Ndryshe, para një jave Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, nënkupton që Prokuroria që nga fillimi duhet të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që janë shfuqizohuar vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

“Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button